Ambasadori gjerman, kosovarëve: Flisni me ata që kanë bllokuar Demarkacionin

Loading...

Ambasadori i Gjermanisë në Ukrainë, Ernest Reichel, iu është drejtuar kosovarëve me një thirrje për liberalizimin e vizave

Reichel, i cili më parë ka qenë ambasador në Kosovë, ka thënë se Kosova mbeti jashtë vendimit të BE-së ku u përfshinë Ukraina dhe Gjeorgjia për liberalizimin e vizave. Ai deklaron se këto dy vende tashmë janë shumë afër heqjes së vizave, transmeton lajmi.net

Ambasadori ka pohuar më tej se Demarkacioni ka qenë parakusht për liberalizimin e vizave dhe ka sugjeruar kosovarët që të flasin me ata që po e bllokojnë këtë vendim.

“Të dashur miq kosovarë: Besoj që keni marr lajmin se Ukraina dhe Gjeorgjia janë afër liberalizimit të vizave. Pse Kosova nuk është e përfshirë? Ratifikimi marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, ka qenë gjithmonë kusht dhe Kosova nuk e ka përmbushur atë. Flisni me ata që e kanë bllokuar këtë vendim, pavarësisht konfirmimeve nga ekspertët ndërkombëtarë se marrëveshja ka qenë në rregull”, ka shkruar Reichel në facebook.

loading...
Loading...

Ju mund të lexoni edhe Më tepër nga Autori