Arsyet se përse kjo qeveri duhet të vazhdoj mandatin deri në fund

39

Zëdhënësi i qeverisë, Faton Abdullahu ka listuar një serë faktorësh pse qeveria e udhëhequr nga kryeministri Mustafa duhet ta vazhdoj siçshprehet ai patjetër punën deri në fund të mandatit.

Në një status në ‘Facebook’, Abdullahu ka përmendur temat si ekonomia, faktori ndërkombëtar, çështja e demarkacionit, asociacionit dhe korrupsionit me të cilat sipas tij, ka menaxhuar mirë qeveria, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Abdullahut:

1) EKONOMIA – Kjo Qeveri, në krye me Kryeministrin Akademik Isa Mustafa, është më e përgatitura profesionalisht nga të gjitha qeveritë pararendëse, sidomos në aspektin e njohjes, përpilimit dhe jetësimit të projekteve ekonomike të cilat drejtpërsëdrejti ndikuan pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarit. 4% rritje ekonomike dhe 2 miliard buxhet janë dëshmi shtesë për këtë konstatim dhe justifikim për të vazhduar mandatin.

2) FAKTORI NDËRKOMBËTAR – Parimisht kjo Qeveri dhe kryeministri i saj është e pranuar pandalshëm dhe pahezitueshëm si bashkëpunëtore e besueshme, serioze dhe legjitime nga faktori ndërkombëtar (sidomos SHBA-n dhe BE-n) pos tjerash në veçanti për konceptet evro-atlantike, me çka ka gërshetuar pragmatikisht dobinë e këtij bashkëpunimi në të mirë të vendit dhe funksionalitetin e saj në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

3) OPOZITA – Me atë që ka bërë dhe atë që nuk ka bërë, Qeveria aktuale e ka mbrojtur edhe opozitën nga vetja e saj edhe stabilitetin në Kosovë nga opozita, sidomos kur ajo ka qenë politikisht delikuente.

4) DEMARKACONI – Sulmet e papërmbajtura ndaj saj, kjo Qeveri i ka menaxhuar me taktika toleruese, prej të cilave Kosova nuk ka pësuar humbje e dëme strategjike. Sidomos sepse nuk ka lejuar që çështja e Demarkacionit të shndërrohet në problem ndërshtetëror me Malin e Zi, por e ka mbajtur si problem të brendshëm që duhet të zgjidhet me patjetër nga vetë ne.

Lexo edhe  Këta janë zyrtarët që ka suspenduar sot Ramiz Lladrovci

5) KORRUPSIONI – Duke mos qenë Qeveri e korruptuar dhe duke e ngritur në parim lirimin e atyre pushtetarëve të cilët kanë ra ndesh me ligjin, për ti dhënë hapësirë drejtësisë të veproj shpejt dhe pavarur, ka krijuar kapitalin moralo-politik dhe ka ngjall besimin mbi të cilin tani mund të veproj edhe më me fuqi për ta luftuar korrupsionin sa dhe si duhet.

6) ASOCIACIONI – Çështjen e Asociacionit e ka menaxhuar drejtë edhe atëherë kur Lista Serbe ka vepruar shtrembët. Pa kokëfortësi, por me konsekuencë, ka krijuar bindjen sidomos tek një pjesë e serbëve kosovarë se me direktiva nga Beogradi nuk mund të themelohet Asociacioni. Kjo nuk e ka bërë këtë Qeveri të ketë qortime nga BE e cila po e kërkon gjithnjë e më shumë të njëjtën nga serbët e vendit tonë, Kjo qasje do të determinoj Asociacionin, përfshirë vërejtjet e Gjykatës dhe i njëjti koncept do ta shendroj edhe FSK-n në FAK.

7) PARIMËSIA – Duhet të mësohemi përfundimisht se dalja në zgjedhje për të votuar është detyrë qytetarie që bënë diferencën dhe forca legjitimuese e votës shtrihet në kohëzgjatje 4 vjeçare, Prandaj duhet lejuar projektet e filluara të qohen deri në fund të mandatit për t’i mos i ndalur ato, përveç nëse për këtë ka justifikime të mbrojtjes së interesave nacionale dhe respektimit të procedurave ligjore.