Home Histori Dashurie HISTORIA/ “Burri më jep çdo gjë që dua por unë e tradhtoj, ai ka një problem”

HISTORIA/ “Burri më jep çdo gjë që dua por unë e tradhtoj, ai ka një problem”

6 min lexim
0
2
Loading...

Një 29-vjeçare ka rrëfyer historinë e saj në rubrikën e psikologes së “The Sun” duke treguar tradhtitë e një pas njëshme që i bën bashkëshortin.

Edhe pse pendohet ajo shprehet se e ka të vështirë të mos e tradhtoj pasi tundohet nga meshkujt më të rinj se i shoqi.

Ja çfarë shkruan ajo në letrën drejtuar psikologes.

[irp]

Letra e gruas

“E urrej shpesh veten time pasi nuk i qëndroj dot besnike bashkëshortit tim dhe dua që të më jepni një këshillë si të arrij dhe ta frenoj veten time.

Unë jam 29 vjeçe dhe burri im është 47. Ne kemi 4 vite të martuar dhe ai është me të vërtetë një person fantastik dhe më plotëson çdo dëshirë… më jep para, kam makinën time, blej rrobat që dua dhe çdo gjë tjetër, por unë e kam tradhtuar shumë herë atë sepse ai nuk më përmbush në shtrat.

Tradhtinë e parë e kam bërë 3 muaj pas martesë, me një koleg i cili ishte gjithashtu i martuar. Ai ishte mjaft i pashëm dhe më tundonte ideja e një lidhjeje sekrete. Kështu kanë pasuar edhe shumë tradhti të tjera por burri im ende nuk ka zbuluar asnjë rast.

A ka ndonjë mënyrë që të mund ta përmbaj veten dhe ti qëndroj besnike?!”

Përgjigjja e psikologes

“Kur ti e di që nuk duhet ta tradhtosh duhet të jesh më e fortë dhe ta kufizosh veten tënde nga kjo gjë.

Por mendoj se ti duhet të bësh disa seanca me një psikolog dhe në to të përfshihet edhe bashkëshorti juaj. Kështu ndoshta mund të kesh një martesë të frytshme”.

loading...
Loading...
Load More Related Articles
Load More By Valmir
Load More In Histori Dashurie
Comments are closed.

Check Also

Vdes një grua në Klinë, përdori dezinfektues të fortë gjatë pastrimit

Loading... Një femër në Klinë dyshohet se ka vdekur si pasojë që ka përdorur disa dezinfek…