Home Kuriozitete Këta rapsodë fituan festivalin më të rëndësishëm të folklorit në Botë (Video)

Këta rapsodë fituan festivalin më të rëndësishëm të folklorit në Botë (Video)

7 min lexim
0
1
Loading...

Më 10 korrik 1966, rapsodët Salih e Feriz Krasniqi triumfuan në Festivalin Ndërkombëtar në Langolen të Anglisë, duke mundësuar kështu që bota ta njohë Kosovën dhe shqiptarët

Në vitin 1966, prej 4 e deri me 10 korrik, Ansambli “Rugova” ka marrë pjesë në Festivalin e Folklorit Ndërkombëtar në Langolen të Anglisë. Në kuadër të këtij Ansambli që e udhëhiqte Ramë Nikçi ishin edhe rapsodët e mirënjohur të Llapushës, Salih e Feriz Krasniqi, të cilët e ruanin autoktoninë e veshjes së vet. Ata u vlerësuan si ambasadorë të vlerave të folklorit shqiptar duke mundësuar që bota ta njohë Kosovën dhe shqiptarët

Nga ky festival, Salihi e Ferizi edhe Ansambli “Rugova” u kthyen me shpërblime të shumta.

Vendi i parë iu takoi rapsodëve Salih e Feriz Krasniqi me këngët: “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, ”Zuna një kajkë e rashë në det“, ”Gur mbi gur marohet kalaja” dhe u paraqitën me një potpuri vallesh instrumentale me sharki e çifteli.

[irp]

Salih Bajram Krasniqi u lind më 1918, në fshatin Drenoc të Llapushës. Qysh si fëmijë filloi t’u bjerë veglave muzikore dhe të këndonte. Këtë frymëzim e mori nga baba Bajram, por e kishte trashëgim nga gjyshi Sadik Laci. Në moshën 6-vjeçare Salihu filloi të këndonte, do të thotë në vitin 1925 dhe këndoi plot 50 vjet. Salih Bajram Krasniqi ka vdekur më 12 gusht të vitit 1987. Feriz Krasniqi përbën figurën e pandarë të dyshes së këtyre rapsodëve. Ai u lind më 1924 në fshatin Drenoc të Llapushës. Ishte i pandashëm nga Salih Krasniqi.

Dueti i rapsodëve Krasniqi ishte bërë i njohur kudo në Kosovë e më gjerë qysh në vitet ’60-a të shekullit të kaluar. Duke marrë pjesë, jo vetëm në dasma e gëzime familjare, por edhe në festivale të ndryshme të këngëtarëve popullorë, Salihu dhe Ferizi u bënë emra të njohur këngëtarësh jo vetëm në Kosovë.

Në vitet ’60-a dhe ’70-a të shekullit të kaluar kur është përhapur shumë dhe ka dominuar kënga e grupeve folklorike, këngëtarët Salih e Feriz Krasniqi kanë qenë në radhën e këngëtarëve më të njohur, por edhe më të preferuar në Kosovës.

loading...
Loading...
Load More Related Articles
Load More By Valmir
Load More In Kuriozitete
Comments are closed.

Check Also

Noizy ka një surprizë për fansat e tij (Foto)

Loading... Ai është një nga reperat më të dashur në vendin tonë dhe diçka të tillë e dëshm…