Koleksioni i Westwood: Burra me fustane e gra me kravata [foto]

Loading...

Dama britanike e pasarelave Vivienne Westwood mbylli javën e modës londineze për meshkuj me një koleksion të shumëllojshëm duke propozuar dizajne inovatie.

75-vjeçarja, e njohur për krijimet e guximshme dhe aktivizimin në mbrojtje të ambientit, prezantoi njëkohësisht koleksionet për të dyja gjinitë për sezonin vjeshtë-dimër 2017 / 2018 duke i veshur burrat me fustane e funde dhe gratë me kravata, transmeton tch.

Modelet mbanin pulovra e pantallona te thurura shumëngjyrëshe, ndërsa xhaketat e grave kishin prerje asimetrike ose supe te ekzagjeruara.

Këmishat kishin jaka të mëdha ndërsa printimet e figurat e shumëllojshme, përfshirë kafkat e fytyrat shiheshin tek shumica e veshjeve.

Të tjera detaje që binin në sy ishin fytyrat e pikturuara, kurorat prej letre e çorapet shumëngjyrëshe. Westwood edhe më parë ka prezantuar në Milano koleksionin e saj për meshkuj i cili ishte një prej emrave të mëdhenj të ngjarjes 4 ditore në Londër.

2017011011393631420170110113929702

loading...
Loading...

You might also like More from author