Ky hotel në Prishtinë bëhet stacion policie (Foto)

49

Zyrtarët policor të stacionit numër 4 në kryeqytet punojnë në kushte të vështira.

Objekti është tejet i vjetruar dhe madje nuk është fare pronë e policisë.

Indeksonline ka mësuar se ky stacion shumë shpejt pritet të vendoset në objektin e ish-Hotel Victory në Prishtinë.

Ky objekt që disa muaj është nën menaxhimin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit.

Nuk dihet për sa kohë do të jetë e vendosur policia në këtë lokacion, por zyrtarët policor kërkojnë të jenë aty derisa të ndërtohet stacioni i ri për banorët e lagjes “Lakrishtë” dhe “Dardania” në Prishtinë.