Home Nacionale Lëvizja për Bashkim: Bisedimet me Serbinë të riformatohen

Lëvizja për Bashkim: Bisedimet me Serbinë të riformatohen

8 min lexim
0
4
Loading...

Lëvizja për Bashkim ka reaguar ndaj mos votimit të rezolutës për lirimin e Ramush Haradinajt, dje nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas LB-së, bisedimet me Serbinë duhet të riformatohen, por jo për shkak të pastrimit të listave të Serbisë me emrat e luftëtarëve të UÇK-së, por për shkak se nuk kanë zgjidhur çështjet e mbetura.

Lexoni reagimin e plotë:

[irp]

KONSENSUS PËR BISEDIMET ME SERBINË

Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt, jo vetëm që dështoi në qëllimin e vet, por edhe një herë nxori në pah një të vërtetë të hidhur për nivelin politik në vendin tonë. Përmbajtësisht, që nga fillimi e deri në fund, dominonin dy huqje të mëdha. E para, debati shumë pak ishte i orientuar në temën që ishte në rend të ditës, gjë që rezultoi natyrshëm edhe me dështimin e nxjerrjes së një rezolute për këtë çështje; ndërsa huqja e dytë kishte të bënte me kërkesën lidhur me bisedimet me Serbinë, përkatësisht motivin për ndërprerjen apo riformatimin e tyre. Aty kërkohej që të ndërpriten bisedimet deri sa të pastrohen listat e Serbisë nga emrat e luftëtarëve të UÇK-së.

Lëvizja për Bashkim, qysh para fillimit të bisedimeve me Serbinë e ka theksuar nevojën e një qasjeje serioze për këtë çështje shumë të rëndësishme për Kosovën. Madje, se si duhet t’i qasemi këtyre bisedimeve subjekteve tjera politike ua ka ofruar edhe platformën e shkruar qysh në vitin 2010, në të cilën parashtrohen çështjet që duhet të bisedohen dhe parimi që duhet të aplikohet. Të kërkosh ndërprerjen e bisedimeve për shkak të urdhërarresteve të Serbisë është vazhdimësi e një qasjeje joserioze për një çështje kaq serioze! Bisedimet duhet të riformatohen, jo për shkak të një liste, por për shkak se si të tilla nuk i kanë shtruar për zgjidhje çështjet e mbetura me Serbinë, moszgjidhja e të cilave prodhon çdo ditë probleme të tilla të fragmentuara.

Ne, si Lëvizje për Bashkim, edhe një herë i ftojmë të gjitha forcat politike që të ulemi dhe të arrijmë një konsensus për çështjet kryesore kombëtare, duke përfshirë edhe çështjen e bisedimeve me Serbinë. Në të kundërtën, gjithmonë do të vazhdojmë të merremi me pasojat e moszgjidhjes së drejtë të tyre, pa arritur ndonjë rezultat në këtë drejtim.

loading...
Loading...
Load More Related Articles
Load More By Mustafa
Load More In Nacionale
Comments are closed.

Check Also

As e Amerikës, as e Britanisë e as e Gjermanisë – kjo është pasaporta më e fuqishme në botë

Loading... Keni sigurim shëndetësor, si dhe shkollim në fakultet, pushim të paguar vjetor,…