Molliqaj: Po shihet kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës

Loading...

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Molliqaj ka theksuar se ashtu siç deputetët e LDK-së nuk i japin nënshkrimet për të hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk i jep votat për reciprocitetet me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Ky i fundit ka thënë se po shihet qartë se kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj.

LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un, dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin.

Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i jpin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës.

loading...
Loading...

You might also like More from author