Home Nacionale Propaganduesi i njohur serb parashikon incidente në Kosovë për shkak të Haradinajt

Propaganduesi i njohur serb parashikon incidente në Kosovë për shkak të Haradinajt

5 min lexim
0
0
Loading...

Pas parashikimit të sulmeve të shqiptarëve nëpër përfaqësitë diplomatike të Serbisë në Perëndim, propaganduesi i njohur serb parashikon incidente në Kosovë për shkak të Haradinajt.

Kështu, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, thotë se në periudhën e ardhshme nuk mund të përjashtohen incidente për shkak të situatës në Kosovë.

“Ka paralajmërime se shqiptarë ekstremë dhe sidomos ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe të UÇPMB-së mund të ndërmarrin ndonjë aksion eventual të dhunës”, ka thënë Drecun pas takimit në këtë Këshill mbajtur larg medieve e që ka zgjatur tri orë.

[irp]

“Nuk mund të përjashtohen incidentet në periudhën e ardhshme, sidomos marrë parasysh situatën pas arrestimit të Ramush Haradinajt”, ka thënë Drecun.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha shërbimeve informative të Serbisë të cilët kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë. /Koha.net/

loading...
Loading...
Load More Related Articles
Load More By Valmir
Load More In Nacionale
Comments are closed.

Check Also

Vdes një grua në Klinë, përdori dezinfektues të fortë gjatë pastrimit

Loading... Një femër në Klinë dyshohet se ka vdekur si pasojë që ka përdorur disa dezinfek…