Home Lifestyle Truku francez: Si t’i bëni buzët të plota si të Brigitte Bardot (video)

Truku francez: Si t’i bëni buzët të plota si të Brigitte Bardot (video)

6 min lexim
0
5
Loading...

Aktorja franceze Brigitte Bardot është bukuroshe e të gjitha kohëve e cila ka mbetur në kujtesë me flokët bionde shumë të bukura, shikimin prej maceje dhe buzë të plota ngjyrë të butë trëndafili.

Pikërisht buzët e saj ishin inspirim i shumë francezeve që të gjenin trukun si t’i rrisnin buzët, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim po ju zbulojmë se si mund të keni buzë të plota sipas shembullit të BBrigitte Bardot:

[irp]

– Gjithmonë kini kujdes që lapsi i buzëve t’i përshtatet ngjyrës suaj natyrale të buzëve, përkatësisht ngjyrës së buzëkuqit të cilin planifikoni ta përdorni, në mënyrë që të arrini pamje natyrale të buzëve.

– Bëni me laps buzët nga këndi i jashtëm në drejtim të anës së brendshme mbi skajin e buzëve në mënyrë që vizualisht t’i shtoni vëllimin e tyre.

– Francezet janë të njohura për stilin e tyre decent dhe grimin suptil. Mos e teproni me vizatimin e harqeve të buzëve, sepse nuk do të jeni të kënaqura me rezultatin përfundimtar.

Megjithatë, kini kujdes që shumica kanë buzë asimetrike, andaj “rrafshimi” është më se i preferuar.

– Plotësoni skajet e buzëve me buzëkuq, por me ndihmë të brushës. Nëse keni problem me vizatimin e linjave të rrafshëta, buzëqeshni.

Buzëqeshja do të shtrijë buzët tuaja dhe do të theksojë linjën e buzëve dhe do t’ju lehtësohet puna.

Në këtë video të grimit të artistes Charlotte Tilbury zbuloni se si mund t’i bëni më të plota buzët sipas shembullit të Brigitte Bardot…/Telegrafi/

loading...
Loading...
Load More Related Articles
Load More By Morina
Load More In Lifestyle
Comments are closed.

Check Also

Erdogan kërcënon Holandën me sanksione diplomatike: Evropa dhe Gjermania raciste!

Loading... Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi së do të vendosë sanksione …