19-vjeçarja e cila humbi djalin e saj derisa po luftonte me kancerin, vdiq tragjikisht

234

Brianna ka humbur betejën me leukeminë

Brianna ka humbur betejën me leukeminë

Një nënë e re, e cila kishte vendosur ta shtynte trajtimin mjekësor të kancerit, për t’i dhënë shancë fëmijës së saj të jetojë, ka vdekur. Brianna Rawling ka vdekur më 29 dhjetor të vitit të kaluar, pasi e ka humbur betejën me leukeminë – një formë e rrallë dhe agresive e sëmundjes.

Adoleshentja nga Colyton i Sidnej, ka vdekur disa ditë pas ditëlindjes së saj të 19-të. Ajo kishte qenë vetëm 17 javë shtatëzënë, kur ishte diagnostifikuar me sëmundjen.

19-vjeçarja ishte përballur me vendimin që ose t’i jap fund shtatëzanisë, që do të rriste shancën që të shpëtonte ajo, ose ta mbante foshnjën, transmeton rtv21.tv

Gruaja e guximshme kishte bërë zgjidhjen që të shpëtojë foshnja e saj dhe ajo ta shtyejë trajtimin – efektivisht kishte përgjysmuar shancat e saj për të mbijetuar. Ajo kishte duruar dhimbje të tmerrshme të trupit dhe ethe për ta mbajtur foshnjën e saj në duar.

Mërzitshëm, Rawlings kishte marrë një infeksion që kishte potencialin të bartej te foshnja, që kishte ndikuar që të bëhej prerje cezariane tre muaj më herët.

Nëna e re kishte qenë e dërrmuar, por kishte vazhduar luftën.

“Ka qenë mjaft e vështirë, e gjatë, e lodhshme dhe e dhimbshme. Edhe pse Kyden nuk është më me ne, ai më ka dhënë forcë të vazhdojë përpara. Isha shumë e lumtur dhe e emocionuar të jem nënë – gjithë çka doja ishte të kisha familje.”, ka thënë ajo më tej.

Edhe përkundër emergjencës cezariane si pasojë e infeksionit të gjakut, Rawlings ka thënë se djali i saj ka lindur dhe ka qarë.

“Ato 12 ditë kisha mundësi t’i kaloja me djalin tim, Kyden, ta mbaja, t’i flisja, njejtë siç veproja kur ai ishte në bark. Kanë qenë ditë të veçanta, kanë qenë ditët më të mira të jetës sime”, ka thënë ajo.

Pas disa muajve të vdekjes së djalit të saj, Rawlings ka thënë se ajo ka qenë më mirë. Pavarësisht traumës, ajo është larguar nga spitali, niveli i saj i gjakut po rritej dhe ajo ishte duke punuar shumë për të arritur muskujt e saj.

Por gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe një transplant i mundshëm i palcës së eshtrave nga vëllai i saj, ishte i pamundur nga doktorët.

Pastaj u bë e ditur se një drogë mund t’ia shpëtonte jetën, me çmim prej 3 mijë dollarëve çdo tri javë.

Familja e saj kishte filluar mbledhjen e fondeve për të paguar trajtimin e saj, por pas dy injeksioneve ishte dorëzuar para sëmundjes. Familja kishin mbetur të thyer nga vdekja e saj./21Media