in

“Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën as me çmimin për anëtarësim në BE”

Loading...

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i paluajtshëm ndaj qëndrimit të tij për Kosovën.
Ai thotë se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e këtë e sipas Drecun, Vuçiq e ka thënë në shumë takime para zyrtarëve të huaj, bile këtë nuk do ta bëjë edhe në qoftë se kjo do t’i kushtojë me anëtarësim në BE, transmeton lajmi.net.“Unë kam qenë i pranishëm kur presidenti Vuçiq në bisedime me delegacionet e huaja dhe takime tjera është shprehur i vazhdimisht i bindur ndaj zyrtarëve të huaj që Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e vetë-shpallur të Kosovës, madje as me koston e anëtarësimit në BE”, është shprehur Drecun për N1.Është thënë nga zyrtarët e BE-së, ata të Kosovës por edhe nga disa serbë se marrëveshja përfundimtare për të përmbyllur fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi do të jetë ajo me njohje reciproke. Gjithashtu, është thënë se Serbia do të ketë kusht njohjen e Kosovës, për anëtarësim në BE. /Lajmi.net

Loading...

Gjermania e Franca paralajmërojnë lidershipin për pasoja të rënda

Jep dorëheqje edhe Frashër Krasniqi