Home Lajme Lista Serbe: Assesi Asociacioni me ndryshime, serbët duan diçka që s’e kanë

Lista Serbe: Assesi Asociacioni me ndryshime, serbët duan diçka që s’e kanë

93
0
SHARE
Loading...

Jevtiq tha sot se serbët në Kosovë e duan Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në mënyrën në të cilën është nënshkruar në Bruksel dhe jo ndryshe.

“Çdo gjë që tenton të bëhet ndryshe ne nuk do ta pranojmë. Është iniciativë nga shqiptarët që AKS tani t’i ofrohet diçka që do të jetë zëvendësim për karrige në OKB, unë mendoj se kjo do të jetë e vështirë të ndodhë”, ka thënë Jevtiq në televizionin serb, Pink.

Ai theksoi se serbët nuk duan AKS-në, që do të jetë diçka që aktualisht është në ligjet e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Loading...

“U thashë shqiptarëve në Prishtinë. I pyeta ata, “A mendoni se dikush ka shkuar në Bruksel të negocioi me ju për të marrë atë që tashmë është në ligje? Ne nuk kemi negociuar diçka që kemi, por kemi kërkuar diçka tjetër”, tha Jevtiq.

READ  Akuzat e para nga Gjykata Speciale, në vjeshtë të këtij viti

Në Prishtinë, ka pak vullnet për të bërë kompromis, theksoi ai. Ajo që është definitivisht e sigurt, theksoi ai, është se ka pak vullnet për të bërë kompromis në Prishtinë.

“Kur ne flasim për kompromis edhe unë si President i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili disa herë e ka thënë shumë qartë, mendoj se do të jetë proces i vështirë dhe i dhimbshëm”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Loading...