Home Lajme Spanja përfundimisht nuk merr pjesë në Sofje, arsyeja e vetme prania e...

Spanja përfundimisht nuk merr pjesë në Sofje, arsyeja e vetme prania e Kosovës

325
0
SHARE
Loading...

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, definitivisht nuk do të marrë pjesë në samitin e BE-së – Ballkanin Perëndimor në Sofje më 17 dhe 18 maj, shkruani “Vecenje novosti”, duke cituar burime të mirë-informuara në Këshillin Europian.

Dje, presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi se do marrë pjesë në samitin në Sofje, transmeton lajmi.net.

Kryeministri spanjoll do të marrë pjesë vetë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin e Bullgarisë një ditë para samitit, por nuk do të qëndroi në takimin qendror.

Loading...

Arsyeja për mospjesëmarrjes së Rajoy, është Kosova. Kryeministri spanjoll, në fakt, kategorikisht refuzoi të ulet në të njëjtën tryezë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin apo me ndonjë përfaqësues të shtetit të Kosovës, e lerë më të bëjë fotografi apo të bisedoni me ta.

READ  Mësohet gjithçka: Këto janë procedurat dhe afatet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kujtojmë, se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, i cili është nikoqir i Samitit të përbashkët historik të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sofje

“Kushti kryesor për anëtarësim në BE, përveç plotësimit të kritereve të Kopenhagës, sigurisht që është mbyllja e çështjeve të hapura ndërmjet të gjitha shteteve në rajonin tonë, të cilat janë të përcaktuara për t’u anëtarësuar në BE’, ka thënë Thaçi, duke shtuar se për Kosovën dhe Serbinë, mbetet jetike arritja e marrëveshjes obligative ligjore për normalizim dhe pajtim.

Thaçi ka siguruar kryeministrin Borissov, se Kosova është e gatshme që në relacion me Serbinë ta mbyllim kapitullin e konflikteve dhe ta hapim atë të paqes./Lajmi.net/

Loading...