21-vjeçarja u paralizua pasi shpoi hundën

117

Historia e 21-vjeçares

Një braziliane u paralizua pas një infeksioni bakterial, të cilin e ka marrë pas shpimit të hundës.

Layana Dias ka shpuar hundën në korrik 2018 kur ishte 20-vjeçare dhe nga kjo ka pësuar gjakderdhje dhe ënjtje të hundës, por ajo nuk i ka kushtuar rëndësi.

Në fillim ka menduar se është vetëm skuqje, por kjo ka ndikuar që ajo të ketë temperaturë të lartë të trupit dhe kur temperatura i ishte ulur, dhimbjet serioze i ishin shfaqur në këmbë. Dhimbja e këmbëve më vonë i ka shkaktuar mpirjen e trupit, e kjo më pastaj ka shkaktuar paralizimin e saj.

Doktorët më vonë kanë zbuluar se ajo kishte infeksionin e stafilokokut (bakterie e cila krijohet pas kontaktit direkt me personin e infektuar, bakterie e cila krijohet më së shpeshti në hundë apo lëkurë), në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Dias më vonë ka treguar se doktorët e kanë pyetur atë nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje në hundë, sepse kjo është pjesa e trupit që bartë bakterien dhe më vonë është zbuluar që ajo kishte shpuar hundën javë më parë.

Alessandra Romiti, dermatologe ka thënë për mediat lokale, që këto probleme me shpuarje zakonisht vijnë nga vendi ku vendoset vathi, duke shtuar se pacientët duhet të kujdesen që vendi ku vendoset vathi të mbahet pastër.

Ajo kishte tre vathë në hundë në anën e djathtë, por më vonë ka vendosur ta ndërrojë, ta vendosë në anën e majtë vetëm një vath, i cili i ka shkaktuar infeksionin./21Media