in

Donald Trump i ka hapur dyert e ferrit

Loading...

Hamasi ka thënë se me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe me vendimin për të transferuar ambasadën atje, Donald Trump ka hapur “dyert e ferrit”.

“Vendimi i Trump për Jerusalemin nuk do të ndryshojë faktin se Jerusalemi është tokë arabe”, tha një zëdhënës i një grupi militant që vepron në Gaza.

Zëdhënësi tha se “ky vendim është i pamend dhe koha do ta dëshmojë se humbësit më të mëdhenj janë Trump dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu”.

Loading...

Grupi gjithashtu bëri thirrje në mënyrë të përsëritur për një “ditë të zemërimit palestinez” më 8 dhjetor.

Senatori republikan Lindsey Graham menjëherë tregoi në Twitter mbështetjen e tij për vendimin e Trump, duke shkruar: “Unë mbështes plotësisht vendimin e Administratës Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, sepse kjo deklaratë pasqyron realitetin në terren për 3,000 vitet e fundit”.

Loading...

Turqia në protesta, pasi Donald Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytet

Haradinaj i “shkrin” së qeshuri deputetët e Opozitës (VIDEO)