in

Udhëheqësi i Palestinës Abbas: Jeruzalemi është ‘kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Palestinës’

Loading...

Palestinezët reagojnë gjatë një proteste kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, në Khan Younis në Rripin Jugor të Gazës.

Mahmoud Abbas ka dënuar vendimin e Uashingtonit për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Ai tha se mohon të drejtën e SHBA për të qenë një ndërmjetës në konfliktin izraelito-palestinez, duke deklaruar se Jerusalemi mbetet “kryeqyteti i përjetshëm” i Palestinës, transmeton Fiks.al

Mahmoud Abbas ka kundërshtuar fort deklaratën e Donald Trump, duke deklaruar se Jeruzalemi është “kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Palestinës”. Veprimi armiqësor i Uashingtonit në mënyrë efektive anulon të drejtën e Uashingtonit për të qenë një ndërmjetës i paqes në konfliktin arabo-izraelit, nënvizoi Abbas.

Loading...

Veprimi i SHBA jo vetëm që rrezikon procesin e paqes izraelito-palestinez, por gjithashtu do të çojë në “luftëra të pafundme të shkallës ndërkombëtare”, paralajmëroi Abbasi. Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit do të luante gjithashtu në duart e organizatave terroriste që kërkojnë justifikime për të fituar luftëra fetare, udhëheqësi palestinez më tej paralajmëroi./Fiks.al/

Loading...

Kjo është historia e Jerusalemit

Shakhtari po e deklason Man Cityn