3 sekretet si ta bëni për vete çdo mashkull që pëlqeni

154

Ekspertët kanë dhënë disa këshilla si ta bëni për vete çdo mashkull që dëshironi.

Për më tepër,ja çfarë duhet të bëni:

1. Duhet t’i shikoni në sy
Ekspertët thonë se kontakti me sy i tërheq më shumë meshkujt. Ata shtojnë se meshkujt që ja vlejnë e vlerësojnë shikimin sy më sy, pasi e marrin si sinjal për njohje. Nëse vërtet pëlqeni dikë, edhe kur jeni në një lokal shikojeni në sy, pasi mund të jetë një mundësi e mirë për të vazhduar me tej.

2. Lëvizni lirshëm dhe mos u fokusoni në një vend
Kur shkoni në një lokal me miqtë tuaj dhe përqendroheni thellë në një bisedë, meshkujt do mendojnë se jeni të zënë dhe nuk do keni ndonjë mundësi të njihni dikë interesant. Nëse ndryshoni edhe pozicionin në vendin ku jeni ulur, do dukeni edhe më të hapur për të parë ndonjë.

3. Bëni gjëra që pëlqeni
Meshkujt nuk mendojnë se ju jeni misterioze dhe interesante nëse ju nuk e kënaqni veten tuaj. Nëse rrini serioze dhe nuk përpiqeni të argëtoheni do bëni që meshkujt të largohen prej jush. Sipas intv.al nëse bëni gjëra që pëlqeni, meshkujt do dëshirojnë të njihen me ju. Mos harroni: femrat e lumtura janë gjithmonë më shumë tërheqëse për meshkujt.