in

Fëmija pesëmuajsh me flokë shumë të shpeshtë dhe të gjatë (Foto)

Loading...

Bobby është vogëlushi pesëmuajsh nga Merseyside e Anglisë, që i bën kalimtarët të ndalojnë për t’ia shikuar flokët që i ka sikur një i rritur.

Kur ishte ende në barkun e nënës, mjekët kishin parë në fotografitë e ultrazërit, se e ka kokën me fije të shpeshta dhe shumë të gjata, transmeton Telegrafi.

“Shumica mendojnë se është vajzë, ata pyesin nëse ka mundësi t’ia prekin flokët. Më duhet të kaloj kohë të gjatë, që t’ia krehë dhe thajë”, ka thënë nëna e vogëlushit lidhur me rastin.

Nuk janë vetëm volumi që i ka bërë njerëzit të befasohen, por edhe kualiteti i lartë, pasi zakonisht fëmijët i kanë flokët e dobët dhe iu bien shpejtë, po që se lindin me to. /Telegrafi/

Loading...

Loading...

Është shpallur djathi më i mirë në botë – shikoni si duket dhe çfarë shije ka

UEFA refuzon planin e Milanit për FFP-në