in

Vjen kundërshtimi i radhës nga një shtet evropian pas vendimit të Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet

Loading...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vendimit të homologut të tij amerikan, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Macron ka thënë se “Franca nuk e mbështet vendimin e Shteteve të Bashkuara për Jerusalemin”.

I pari i Francës ka thënë se vendi i tij “përkrah zgjidhjen për dy shtete në Lindjen e Mesme, Izrael dhe Palestinë, me Jerusalemin si kryeqytet të të dyve”.

“Duhet të përqendrohemi tek pajtimi dhe dialogu”, është shprehur Macron.

Loading...

Edhe udhëheqës të tjerë evropianë e arabë kanë reaguar pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin.

Ata kanë paralajmëruar se vendimi i presidentit amerikan rrezikon seriozisht të dëmtojë çfarëdo iniciative paqësore në të ardhmen, e madje edhe të nxisë një valë të re të dhunës në rajonin e paqëndrueshëm të Lindjes së Mesme.

Loading...

Letër për vjehrrën time, më saktë për… shtrigën që më nxiu jetën

Horoskopi ditor 07 Dhjetor 2017