in

Naser Osmanit nuk i kujtohet se kush e hodhi gazin

Loading...

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, dëshmitar në seancën ndaj deputetëve të VV-së, ka thënë se nuk i kujtohet se kush ka hedhur gaz lotsjellës nga opozita.

Osmani i pyetur nga gjyqtari, Beqir Kalludra se “ a i kujtohet se kush ka hedh gaz lotsjellës”, ai është përgjigjur jo.

“Jo nuk me kujtohet, janë inizimet” ka thënë Osmani.

Kjo ka bërë që kryetari i trupi gjykues ta obligojë deputetin e LDK-së Naser Osmani qe dëshminë e tij ta jep nën betimin e gjykatës.

Kjo pasi sipas trupit gjykues Osmani ne fill të dëshmisë së tij në gjykate ka bërë ndryshime të deklarimeve.

Loading...

Osmani ka thënë se në të gjitha seancat ai ka qenë prezent, por që përveç opozitës atij nuk i kujtohet se kush prej tyre ka hedhur gaz lotsjellës.

Ai në vitin 2015 kishte thënë se e ka parë Kurtin duke hedhur gazin lotsjellës, por sot ne gjykate e mohoi një gjë të tillë.

“Unë nuk po ndryshoj deklaratë. Por në natyrën time nuk është të jem në rolin e dëshmitarit. Kam ardhur këtu vetëm të kryej detyrën time ndaj institucionit”, i ka thënë Osamni trupit gjykues.

Loading...

Rriten lehtë temperaturat, por nisin shirat dhe bora

Banorët e këtij fshati në Shqipëri akoma e quajnë “hero” Enver Hoxhën