in

Banorët e këtij fshati në Shqipëri akoma e quajnë “hero” Enver Hoxhën

Loading...

Pavarësisht se tashmë na ndajnë dekada nga koha e komunizmit, akoma në Shqipëri kjo periudhë lakmohet e madje edhe jetohet me të njëjtat rregulla.

I tillë është fshati Labinot Mal në Elbasan, fshat i cili e kujton me mall kohën e Enver Hoxhës dhe rregullat e tij.

Kjo zonë njihet për rolin shumë të rëndësishëm që luajti gjatë luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Ky fshat në rrethinën e Elbasanit e ruan monumentin e Enver Hoxhës brenda një shtëpie të një banori.

Loading...

Pikërisht në Labinot Mal u krijua Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ i drejtuar nga Enver Hoxha.

Pas çlirimit shtëpia ku u themelua Shtabi u kthye në Muze. Por ky muze u plaçkit pas shpalljes së demokracisë dhe veçanërisht në ngjarjet e vitit 1997.

Në vitin 2015 ata kërkuan që të ngrihet busti i Enver Hoxhës, por kjo kërkesë nuk është miratuar nga shteti./albeu.com/

Loading...

Naser Osmanit nuk i kujtohet se kush e hodhi gazin

Paralajmërimi më i “frikshëm” për Kosovën vjen nga një zyrtar amerikan: Nëse nuk e bëni këtë bëhuni gati për pasoja…