Home Fun 5 mijë euro për një kilogram të këtij mjalti

5 mijë euro për një kilogram të këtij mjalti

0
5 mijë euro për një kilogram të këtij mjalti

Ky lloj i mjaltit nuk mblidhet në koshere

Ky lloj i mjaltit nuk mblidhet në koshere

Mjalti “Elvish Honey”, që në shqip përkthehet “Mjati i Elfëve”, konsiderohet si më i shtrenjti në botë. Ai kushton 5 mijë euro kilogrami dhe është shumë i lartë dhe i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë.

Ky mjaltë i veçantë prodhohet nga bletët në mënyrë natyrale në luginën Saricayr, por jo në kushte normale.

Karakteristika e këtij lloj mjalti është se ai nuk mblidhet në koshere, siç jemi mësuar që t’i shohim, por direkt nga shpella, thuajse 2 mijë metra thellësi.

Shpella në fjalë është motivi që mjalti shitet me çmim të lartë, ai është i pasur me minerale të çmuara, duke i dhuruar cilësi dhe karakteristika që nuk mund të gjenden në asnjë lloj mjalti tjetër në botë./21Media

Loading...