5 vjet martesë dhe katër fëmijë, Kim Kardashian shpreh lumturinë në rrjetet sociale

50

 

Edhe pak ditë, bëhen pesë vjet që
nga martesa e të famshmes Kim Kardashian me reperin Kanye West.

Dyshja e njohur ishin martuar në
Paris, ndërsa kur ishin martuar ata tashmë ishin prindër të një vajze me emrin
North.

  

Mirëpo nga atëherë, martesa e tyre është
bekuar edhe me tre fëmijë të tjerë, dy djem e një vajzë.

Djalin e Saint e ka lindur vet Kim,
ndërsa vajzën Chicago, ajo e solli në jetë përmes një nëne surrogate e njëjtë
veproi edhe me beben e katërt.

Së fundmi ajo është bërë nënë e një
djali, ndërsa fansat po pretendojnë se ai quhet Bear meqë vet Kim kishte dhënë
indikacione se ia vunë atë emër.

E në prag të përvjetorit të pestë të martesës së saj me Kanye, ajo është shprehur shumë e lumtur në Instagram.

“Pesë vjet martesë, e katër fëmijë. Jeta s’mund të ishte më e bukur”, ka shkruar ajo.  

 

                         View this post on Instagram                                     

5 years and 4 kids ✨ life couldn’t be better! *anniversary coming so soon*

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on