Malcolm MacDonald, 47-vjeçar, në vitin 2010, pati një infeksion në gjak, i cili shkaktoi probleme në penis dhe mjekët ia “shartuan” atë në parakrahun e majtë, ku e mbajti për gjashtë vjet.
Pas gjashtë vjetësh, ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati nëntë orë, për ta kthyer penisin në vendin e duhur.
MacDonald tashmë ndihet i gatshëm që të vazhdojë normalisht jetën e tij, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Jam gati të bëj sërish takime, sepse kjo është shumë e vështirë për çdo njeri. Tash mund të dal jashtë dhe nuk do të kem frikën se dikush mund të më tërheqë pantallonat dhe të mos ketë asgjë poshtë. Unë isha i frikësuar më parë dhe nuk mund të merrja dikë në shtëpi”, është shprehur ai.
Ai ka bërë të ditur se tashmë ka filluar disa biseda online dhe është gati të bëjë përpjekje për ta gjetur dashurinë.
Tani që penisi i tij i ri është kthyer në vend, mjekët thonë se ka nevojë për një procedurë tjetër për të vendosur një pompë që do të jetë gati për intimitet.
“Do të jetë një problem sepse nuk e di se si do të funksionojë. Mirëpo, kur u zgjova nga operacioni, nuk më interesonte se çfarë madhësie ishte, thjesht doja të ishte aty”, ka thënë ai.