• Latest
6 mënyra si të shpenzoni më pak para kur blini ushqime

6 mënyra si të shpenzoni më pak para kur blini ushqime

May 14, 2022
Ulen lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ulen lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

May 18, 2022
282 raste aktive me koronavirus në Kosovë

282 raste aktive me koronavirus në Kosovë

May 18, 2022
Majoneza – produkti më i mirë për flokët, si ta përdorni

Majoneza – produkti më i mirë për flokët, si ta përdorni

May 18, 2022
Finlanda dhe Suedia dorëzojnë sot ofertat e tyre në NATO

Finlanda dhe Suedia dorëzojnë sot ofertat e tyre në NATO

May 18, 2022
Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së

Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së

May 18, 2022
Lajme pozitive nga dashuria, mësoni parashikimin e yjeve për sot

Lajme pozitive nga dashuria, mësoni parashikimin e yjeve për sot

May 18, 2022
Disa mënyra se si t’i ruani dredhëzat

Disa mënyra se si t’i ruani dredhëzat

May 18, 2022
Çmimet e lëndëve të para të ndërtimit u rritën deri në 40% në Shqipëri

Çmimet e lëndëve të para të ndërtimit u rritën deri në 40% në Shqipëri

May 18, 2022
​Specialja shpall sot vendimin për Gucatin e Haradinajn

​Specialja shpall sot vendimin për Gucatin e Haradinajn

May 18, 2022
Horoskopi i Paolo Fox 18 maj 2022: gjithçka që yjet kanë rezervuar për të mërkurën

Horoskopi i Paolo Fox 18 maj 2022: gjithçka që yjet kanë rezervuar për të mërkurën

May 18, 2022
Fati i qindra luftëtarëve ukrainas i pasigurt pas dorëzimit

Fati i qindra luftëtarëve ukrainas i pasigurt pas dorëzimit

May 18, 2022
Mësoje sekretin për të rritur kujtesën deri në 80%

Mësoje sekretin për të rritur kujtesën deri në 80%

May 18, 2022
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
  • Login
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
No Result
View All Result
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
Home Lifestyle

6 mënyra si të shpenzoni më pak para kur blini ushqime

6 mënyra si të shpenzoni më pak para kur blini ushqime
4
SHARES
354
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë mënyrë ju mund të merrni këshilla të zgjuara dhe ide më të mira për kursim.

Edhe pse në ditët e sotme mund të jetë gjithnjë e më e vështirë të qëndrosh brenda një buxheti të paracaktuar, ekzistojnë mënyra që janë testuar me kohë dhe janë efektive për të ulur kostot.

AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me gjashtë këshilla të vlefshme, që mund t’ju ndihmojnë të blini me karar.

Përpara se të blini hidhini një sy frigoriferit

Vendi i parë që këshillohet t’i hidhni një sy përpara se të shkoni në dyqan është frigoriferi dhe rafti i ushqimeve për të parë se çfarë ka dhe çfarë duhet të blihet.

Kështu do të shmangni blerjet e panevojshme dhe do të vini në përdorim ato artikuj që shpesh lihen në harresë derisa skadojnë.

Mbani dy lista

Për shumë njerëz ndodh që kur shkojnë në dyqan pa një listë, përfundojnë duke blerë shumë produkte të cilat as që nuk do të mund t’i mbarojnë dot.

Bëni një listë me produktet që ju nevojiten, për t’u siguruar që të mos harroni asgjë ose të mos blini më tepër.

Gjithashtu, mbajtja e një liste javore ose mujore me vaktet që planifikoni të bëni dhe një inventar të artikujve që keni në shtëpi, mund t’ju ndihmojë të planifikoni më lehtë vaktet në vijim.

Organizoni listën e blerjeve sipas mënyrës që blini në dyqan

Disa blerës i njohin aq mirë dyqanet që shkojnë, sa i bëjnë listat e tyre sipas rendit që kalojnë nëpër to.

Jo vetëm që është më efikase, por gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të fokusuar vetëm tek artikujt që iu nevojiten dhe minimizon shanset për blerje impulsive.

Rezistojini dëshirës për të blerë më tepër

Pa pushim dëgjojmë se sa e rëndësishme është t’i përmbaheni listës. Dhe ka kuptim! Nëse lista juaj është krijuar me një buxhet specific, shtimi i artikujve që nuk janë llogaritur, do t’ju prishë të gjithë planifikimin.

Dhe nëse ju pëlqen të provoni gjëra të reja ose të përfitoni nga një ofertë, ju sugjerojmë të krijoni një hapësirë në listën tuaj për këto raste.

Nëse diçka është shumë e kushtueshme, provoni ta bëni në shtëpi.

Vlera e ushqimeve të përgatitura në shtëpi shpesh është më e volitshme sesa vetë produkti i gatshëm që gjendet në markete. Ndaj edhe kjo mënyrë është një zgjidhje shumë ekonomike.

Merrni hua nga buxheti i javës së ardhshme

Buxheti juaj javor është një matës për shpenzimet tuaja të përgjithshme për ushqim.

Dhe për sa kohë që jeni të ndërgjegjshëm për blerjet që bëni, nuk është e gabuar të kaloni ndonjëherë vlerën e buxhetit javor.

E kjo sidomos kur bëhet fjalë për blerje me ulje sepse kështu mund të kurseni më tepër para./AgroWeb.org



Next Post
Bimët rriten me sukses në tokën e Hënës

Bimët rriten me sukses në tokën e Hënës

Ekspertët paralajmërojnë për dy variantet e reja “shqetësuese” të Omicron

Ekspertët paralajmërojnë për dy variantet e reja “shqetësuese” të Omicron

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.