• Latest
PDK kërkon nga Bislimi të raportojë në Kuvend për dialogun, aplikimin në KiE e quan meritë të të gjithë qeverive

PDK kërkon nga Bislimi të raportojë në Kuvend për dialogun, aplikimin në KiE e quan meritë të të gjithë qeverive

May 14, 2022
Disa mënyra se si t’i ruani dredhëzat

Disa mënyra se si t’i ruani dredhëzat

May 18, 2022
Çmimet e lëndëve të para të ndërtimit u rritën deri në 40% në Shqipëri

Çmimet e lëndëve të para të ndërtimit u rritën deri në 40% në Shqipëri

May 18, 2022
​Specialja shpall sot vendimin për Gucatin e Haradinajn

​Specialja shpall sot vendimin për Gucatin e Haradinajn

May 18, 2022
Horoskopi i Paolo Fox 18 maj 2022: gjithçka që yjet kanë rezervuar për të mërkurën

Horoskopi i Paolo Fox 18 maj 2022: gjithçka që yjet kanë rezervuar për të mërkurën

May 18, 2022
Fati i qindra luftëtarëve ukrainas i pasigurt pas dorëzimit

Fati i qindra luftëtarëve ukrainas i pasigurt pas dorëzimit

May 18, 2022
Mësoje sekretin për të rritur kujtesën deri në 80%

Mësoje sekretin për të rritur kujtesën deri në 80%

May 18, 2022
Arta Elezaj shfaqet me poza joshëse nga makina

Arta Elezaj shfaqet me poza joshëse nga makina

May 18, 2022
Është kryeministri që ka qëndruar më së gjati për një vizitë në SHBA

Është kryeministri që ka qëndruar më së gjati për një vizitë në SHBA

May 18, 2022
Bora dhe Donaldi krah për krah në një klub nate në Prishtinë, dalin fotot

Bora dhe Donaldi krah për krah në një klub nate në Prishtinë, dalin fotot

May 18, 2022
Burri ankohet se gruaja i kërkoi 10 mijë € për t’ia kthyer vajzat (VIDEO)

Burri ankohet se gruaja i kërkoi 10 mijë € për t’ia kthyer vajzat (VIDEO)

May 18, 2022
Vajza më e mirë i përket kësaj shenje të horoskopit?

Vajza më e mirë i përket kësaj shenje të horoskopit?

May 18, 2022
Njohësi i politikës turke: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të bëhet veç me kushte

Njohësi i politikës turke: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të bëhet veç me kushte

May 18, 2022
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
  • Login
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
No Result
View All Result
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
Home Lajme

PDK kërkon nga Bislimi të raportojë në Kuvend për dialogun, aplikimin në KiE e quan meritë të të gjithë qeverive

PDK kërkon nga Bislimi të raportojë në Kuvend për dialogun, aplikimin në KiE e quan meritë të të gjithë qeverive
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 
   

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi të raportojë në Kuvend, lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e djeshëm në Bruksel. Megjithëse nuk pati marrëveshje për targat dhe as për energjinë, në partinë opozitare kërkojnë më shumë transparencë dhe qartësi për diskutimet me palën serbe.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se kryeministri Kurti dhe vartësi i tij në dialog nuk e respektojnë rezolutën që sa ishin në opozitë e kishin miratuar, për raportim në Kuvend para dhe pas çdo takimi me Serbinë.

Musliu-Shoshi: Bislimi duhet të vijë të raportojë në Kuvend

“Zëvendëskryeministri është dashur që të vijë të raportojë para udhëtimit në Bruksel dhe do të duhej të vijë të raportojë pas takimit në Bruksel. Mirëpo këto nuk kanë ndodhur asnjëherë që nga dita kur Bislimi e ka këtë detyrë… Zëvendëskryeministri bënë vizita mjaft të shpeshta dhe nuk kemi asnjëherë asnjë informatë zyrtare dhe raportim zyrtar për atë çfarë është biseduar, përveç ato të cilat i shohim në rrjete sociale të zëvendëskryeministrit. Rezoluta duhet të respektohet dhe duhet të përmbushin obligimin ligjor që e kanë për të njoftuar Kuvendin se për çka po flitet dhe zhvillohet në dialog”, thotë ajo.

Deputetja opozitare kritikon ekzekutivin se ka rikthyer dialogun në nivel teknik dhe se nuk po flitet për marrëveshje finale.

Musliu-Shoshi: Dialogu është krejtësisht teknik, ka mungesë transparence

“Ka mungesë transparence që nga dita e parë. Ne po e shohim që është një dialog krejtësisht teknik, nuk kemi një dialog që flitet për marrëveshje finale, është shumë me rëndësi që të dimë kohën kur dialogu përfundon, cilat janë qëllimet, për çka qëndrojmë ne si shtet”, shton ajo.

Musliu-Shoshi për KosovaPress flet edhe për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës, për çka thotë se është meritë e gjitha qeverive.

Musliu-Shoshi: Aplikimi në Këshill të Evropës është meritë e gjitha qeverive

“Është një hap i mirë i shtetit tonë, është meritë e të gjithë qeverive sepse të gjitha ligjet dhe çdo hap që e kemi marrë si institucione ka qenë në hap dhe linjë me standardet evropiane. E ënjtja ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, shpresojmë se qeveria veçse e ka përfunduar çështjen e lobimit dhe ne si shtet do të arrijmë të jemi në agjendë ne mbledhjen e radhës ku do të diskutohet nga ministrat e Punëve të Jashtme. Sidoqoftë është shqetësuese nëse ne nuk jemi pjesë formale e agjendës, por mbesim vetëm pjesë joformale e agjendës së këtij takimi. Pasi nëse nuk jemi pjesë e agjendës formale, kjo do të thotë se ne nuk do të kemi mundësi që të fillojnë procedurat për anëtarësim deri vitin e ardhshëm, kur është mbledhja e radhës së Komitetit të Ministrave. Pasi ju e dini se mbledhjet e tilla mbahen vetëm një herë në vit dhe jo gjithmonë nuk e kemi mundësinë si shtet që të dorëzojmë mundësinë për aplikim”, deklaron ajo.

Megjithatë, ajo kërkon nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe krerët e shtetit lobim për anëtarësim të plotë në KiE.

Veç tjerash ajo thotë se kryediplomatja është dashur të konsultohet edhe me Kuvendin për aplikim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Shoshi-Musliu: Para aplikimit është dashur të kemi një konsultë paraprake me Kuvendin

“Është dashur të kemi një konsultë paraprake se pse kur shkojmë ne në Asamble të Këshillit kemi takime të komisioneve, janë dy sesione të rregullta që mbahen, takojmë delegacione, presidentin e asamblesë, takojmë edhe delegacione të shteteve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Rrjedhimisht si deputet e kemi një mundësi të jashtëzakonshme të lobimit që patjetër në këtë fushë na duhen edhe direktivat e ministrisë”, përfundon ajo.

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëmine e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të enjten, Kosova dorëzoi zyrtarisht aplikacionin për anëtarësim në këtë organizatë. 

 
 
 
 
 

Next Post
Çfarë do të ndodhë nëse nuk i hapni fare rrjetet sociale për disa ditë?

Çfarë do të ndodhë nëse nuk i hapni fare rrjetet sociale për disa ditë?

“Pyetje e vështirë”: Kështu përgjigjet ambasadori ukrainas kur pyetet për njohjen e pavarësisë së Kosovës

“Pyetje e vështirë”: Kështu përgjigjet ambasadori ukrainas kur pyetet për njohjen e pavarësisë së Kosovës

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.