• Latest
Lidhjet me Thaçin dhe “perandoria biznesore”/ Kush është pronari i “Abi Çarshisë” që ia panë sherrin inspektoret e VV-së?

Lidhjet me Thaçin dhe “perandoria biznesore”/ Kush është pronari i “Abi Çarshisë” që ia panë sherrin inspektoret e VV-së?

17/05/2022
Turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të ujëvarës së Bogovës

Turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të ujëvarës së Bogovës

26/06/2022
“Po ma then dorën”, tensione në Forumin Rinor të LDK-së në Llap, intervenoi edhe sigurimi

“Po ma then dorën”, tensione në Forumin Rinor të LDK-së në Llap, intervenoi edhe sigurimi

25/06/2022
Dhia ukrainase ‘lëndoi’ 40 ushtarë rusë

Dhia ukrainase ‘lëndoi’ 40 ushtarë rusë

25/06/2022
Trupat ukrainase tërhiqen nga Sievierodonetsk-u

Trupat ukrainase tërhiqen nga Sievierodonetsk-u

25/06/2022
Horoskopi i fundjavës, zbuloni si do jetë për ju

Horoskopi i fundjavës, zbuloni si do jetë për ju

25/06/2022
HOROSKOPI i Paolo Fox për ditën e shtunë, 8 janar 2022

Horoskopi për ditë e diel, 26 qershor 2022

25/06/2022
LDK-ja akuzon VV-në për kapje të Universitetit të Prishtinës

LDK-ja akuzon VV-në për kapje të Universitetit të Prishtinës

25/06/2022
Deputetit të LVV-së dyshohet se i janë vjedhur 50 mijë euro në shtëpi

Deputetit të LVV-së dyshohet se i janë vjedhur 50 mijë euro në shtëpi

25/06/2022
Shenjat e horoskopit që urrejnë njëri-tjetrin

Shenjat e horoskopit që urrejnë njëri-tjetrin

25/06/2022
efundit

Helmohen 5 vajza në jug, kishin ngrënë drekë në një lokal në Radhimë

25/06/2022
Ferizaj po regjistron në vazhdimësi rritje të rasteve të dhunës në familje

Ferizaj po regjistron në vazhdimësi rritje të rasteve të dhunës në familje

25/06/2022
Nisin pushimet e para të Robert Berishës dhe të dashurës së tij të re (FOTO)

Nisin pushimet e para të Robert Berishës dhe të dashurës së tij të re (FOTO)

25/06/2022
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
  • Login
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
No Result
View All Result
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
Home Lajme

Lidhjet me Thaçin dhe “perandoria biznesore”/ Kush është pronari i “Abi Çarshisë” që ia panë sherrin inspektoret e VV-së?

Lidhjet me Thaçin dhe “perandoria biznesore”/ Kush është pronari i “Abi Çarshisë” që ia panë sherrin inspektoret e VV-së?
4
SHARES
380
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 
   

Gjykata Themelore në Prizren gjatë ditës së marte ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtit i ka dënuar me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë.

Gjykata thotë se ata tejkaluan kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren. Gjykata shpalli fajtore deputeten e VV-së Jetmire Vrenezi për rrënimin e jashtëligjshëm të objektit të qendër tregtare “Abi Çarshia”, pronë e ish kandidatit për deputet nga PDK, Irfan Fusha.

Kush është Irfan Fusha, pronari i “Abi Çarshisë”?

Pronar i “Abi Center” është biznesmeni i njohur Irfan Fusha i cili ka lidhje të forta me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai në zgjedhjet e vitit 2014  kishte qenë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u ulur në ulësen e deputetit.

Fusha njihet edhe si person shumë i afërm me ish-kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është dënuar me dy vjet me kusht, për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, sa ishte në ulësen e kryetarit të Prizrenit.

Gjatë kësaj kohe, Irfan Fusha akuzojeh nga Lidhja Demokraike e Kosovës, dega në Prizren për blerje votash.

“Ditëve te fundit jemi dëshmitarë edhe të manipulimeve dhe shantazhimeve që pronari i ABI Center, Irfan Fusha ka kërkuar nga të gjithë punëtorët që të votojnë për atë dhe kandidatët e PDK. Nëse nuk votojnë atëherë janë kërcënuar me largim nga puna”, ishte thënë në konferencën e LDK-së

Irfan Fusha njihet si një biznesmen i sukseshëm në Prizren. Në emër të tij fugurojnë katër biznese.

“Neëco Komuna Prizren Alpha L.L.C.”, “Ndërmarrje Prodhuese Tregtatre Hoteliere Transpor.shërby.si Dhe Vepr.afariste ABI&ELIF 19 O.P.”, e cila në faqen e Bizneseve të Hapura shkruan si e “shuar”. Bizneset e tjera të tij janë edhe “ABI SH.P.K” dhe “Abi & Elif 19 SH.P.K.”

Irfan Fusha në vitin 2018 kishte ndërtuar një prej bizneseve më të mëdha në Prizren, ABI Çarshinë. Në kohën kur u përurua kjo qendër prezent ishte edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët i bën përharj biznesin e ri.

Si nisi beteja mes Komunës së Prizrenit dhe Irfan Fushës?

Në gusht të vitit 2018, Komuna e Prizrenit kishte filluar rrënimin e punimeve të një ndërtese të kompanisë “Abi Çarshia’, me arsyetimin se kompania i kishte tejkaluar lejet e lëshuara nga komuna.

Sipas komunës, “Abi Center”, e kishte ndërtuar 35% të objektit në rrugën “Tirana” në Prizren jashtë lejes së dhënë nga komuna.

“Gjatë realizimit të ekzekutimit të vendimit pronari është zotuar edhe me shkrim se vullnetarisht do ta rrënojë pjesën e cila nuk i është reviduar me lejen ndërtimore, për çka edhe Drejtoria e Inspektorateve i ka dhënë afat që këtë deklarim ta realizojë brenda 30 ditëve”.

Por, Prokuroria i cilësoi të jashtëligjshme veprimet e zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.

Në një aktakuzë të ngritur më 20 dhjetor 2019, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të gjithë zyrtarë të Komunës së Prizrenit.

Ata u ngarkuan me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, veprimet e zyrtarëve të komunës i shkaktuan biznesit të Irfan Fushës dëm në vlerë prej 69,729.66 euro.

Pronari i “Abi Center”, Irfan Fusha, është anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai në zgjedhjet e vitit 2014 kishte qenë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u ulur në ulësen e deputetit.

Vendimi i Prokurorisë

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të cilët po i ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së

 
 
 
 
 

Next Post
Vuan nga sëmundja e rëndë, nuk ka mundësi të kurohet! Rrëfimi tronditës i një nëne 25 vjeçe

Vuan nga sëmundja e rëndë, nuk ka mundësi të kurohet! Rrëfimi tronditës i një nëne 25 vjeçe

Pasi të lexoni këtë artikull do të mendoheni 2 herë kur të konsumoni vezë!

Pasi të lexoni këtë artikull do të mendoheni 2 herë kur të konsumoni vezë!

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.