Një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj te mërkure. Panorama.al mëson se në qendër të Sukthit është ekzekutuar një person, ende i paidentifikuar, por raportohet se eshte me precedent penal.
Ndërkohë burime për Panorama.al bëjnë të ditur se në spitalin e Durrësit ka shkuar i plagosur me armë zjarri një person, me iniciale A.M me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Krimi i rëndë u raportuar rreth orës 20:45, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Menjëherë ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po punon për të sqaruar si ka ndodhur krimi.
Arben Maneci, 20 vjeç është personi i cili është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në Skuth të Durrësit.
Viktima ndërroi jetë në spital pasi u qëllua me dy pluma në një atentat të organizuar, kuautori ende nuk është kapur. Maneci kishte precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.