Shtëpia Hundertwasser është një ndërtesë apartamentesh në lagjen Landstrase të Vjenës, e cila është e njohur për pamjen e saj të pazakontë.
E projektuar në vitin 1983 nga artisti Friedensreich Hundertwasser, i cili besonte se nuk ka linja të drejta në natyrë, ndërtesa sot është një nga kryeveprat arkitekturore të Austrisë dhe një nga më të fotografuarat.
Kompleksi përbëhet nga 52 apartamente dhe 250 pemë dhe shkurre që rriten në çati; disa madje dalin nga dritaret e disa dhomave.
Çdo apartament është unik me një kombinim të mureve me onde, dyshemeve të pabarabarta dhe fasadave me ngjyra të ndezura.
Duke qenë se ende banohet nga banorë të rregullt, Hundertwasserhaus mund të shihet dhe të admirohet vetëm nga jashtë.
E banorët që jetojnë këtu janë të lirë të personalizojnë pragjet e dritareve të tyre si të duan.
Brenda kësaj shtëpie të veçantë e cila dikur shërbente për të akomoduar njerëzit e varfër gjendet edhe një qendër tregtare në të cilën mund të blihen suvenire.
Fakti që ballkonet dhe tarracat e çatisë së këtij kompleksi janë të mbushura me pemë, e bën Hundertwasser një oazë të gjelbër në zemër të qytetit.
Ky shkrim është përgatitur nga redaksia e emisionit “True” e Tëvë1