• Latest
Osmani e pret aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së e papenduar që e votoi Specialen

Osmani e pret aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së e papenduar që e votoi Specialen

25/01/2023
Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

28/01/2023

Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale

28/01/2023
Kurti për planin franko-gjerman: Në shtator s’kisha dokument, e lexova në iPad-in e Lajçakut

Kurti për planin franko-gjerman: Në shtator s’kisha dokument, e lexova në iPad-in e Lajçakut

28/01/2023
Flet avokatja e Binak Sylajt: Ai as nuk ka kanosur e as ngacmuar Duda Baljen

Flet avokatja e Binak Sylajt: Ai as nuk ka kanosur e as ngacmuar Duda Baljen

28/01/2023
Feraj: Janë shtuar thirrjet për protestë në mbrojtje të Qeverisë Kurti për Zajednicën

Feraj: Janë shtuar thirrjet për protestë në mbrojtje të Qeverisë Kurti për Zajednicën

28/01/2023
Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku kujdestar: Janë jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku kujdestar: Janë jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

28/01/2023
Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhet e tatimit në pronë

Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhet e tatimit në pronë

28/01/2023

Detaje nga hoteli më futurist në botë – që do të hapet vitin e ardhshëm!

28/01/2023
Fati yt nesër, 28 janar 2023

Fati yt nesër, 28 janar 2023

28/01/2023
Nje nder cajrat qe konsumohet me shume tani ne stinen e dimrit nga Shqiptaret, kur te mesoni keto perfitime do ta pini

Nje nder cajrat qe konsumohet me shume tani ne stinen e dimrit nga Shqiptaret, kur te mesoni keto perfitime do ta pini

28/01/2023
Fundjavë pozitive, por duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, çfarë thonë yjet për ju sot

Fundjavë pozitive, por duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, çfarë thonë yjet për ju sot

28/01/2023
Eman Rrahmani: Nëse nuk janë bërë ndryshimet në Kodin Civil do të votoj kundër

Eman Rrahmani: Nëse nuk janë bërë ndryshimet në Kodin Civil do të votoj kundër

28/01/2023
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
  • Login
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
No Result
View All Result
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
Home Lajme

Osmani e pret aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së e papenduar që e votoi Specialen

Osmani e pret aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së e papenduar që e votoi Specialen
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vjosa Osmani e kishte mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale dhe tash ka thënë do ta respektojë vendimin e saj në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili pritet të fillojë shpejt.

Presidentja nuk është penduar që ka kërkuar krijimin e kësaj gjykate, e cila në Kosovë konsiderohet në masë si njëetnike dhe akuzohet si diskriminuese. Ajo nuk reagoi kur në fund të vitit të kaluar u dënua për krime lufte një ish-komandant i UÇK-së, derisa kryeministri Albin Kurti u shpreh i indinjuar. Politikanët si Osmani, të cilët kishin votuar pro kësaj gjykate, Kurti para pak vitesh i quante injorantë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte në mesin e 82 deputetëve që i ngritën duart për ta votuar themelimin e Gjykatës Speciale më 3 gusht të vitit 2015. Prej atëherë, kjo gjykatë është cilësuar si njëetnike dhe është akuzuar se i diskriminon shqiptarët.

Pavarësisht se disa prej tyre e kishin votuar vetë, shumica e politikanëve në Kosovë nuk kanë besuar dhe nuk besojnë se Gjykata Speciale do të merret edhe me krimet e kryera nga serbët në Kosovë. Ata nuk i besojnë kësaj gjykate dhe arsyetohen se votuan nën presion.

Por jo edhe Osmani. Ajo ende nuk ka dhënë shenja se është penduar për atë vendim.

“Dua të sigurojë qytetarët e Kosovës që njësoj si çdo vendim tjetër që e kam marrë gjatë tërë mandatit si përfaqësuese e tyre, se edhe ky vendim i imi sot nuk është bërë dhe kurrë nuk do të ndodhë të bëhet nën presion e as në orientimin e askujt, por me bindje të plotë”, shprehej Osmani në një nga seancat parlamentare në vitin 2015.

Presidentja të martën në një intervistë për gazetën italiane, Corriere della Sera u pyet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Speciales në Hagë. Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të fillojë në mars dhe presidentja tregoi se çfarë pret.

“Drejtësi dhe respektim të standardeve ndërkombëtare: agresori ishte Serbia, ne u sulmuam. Dhe UÇK-ja bëri luftë çlirimtare për të na mbrojtur. Por ne nuk do të ndërhyjmë në asnjë mënyrë në punën e Gjykatës dhe do ta respektojmë vendimin përfundimtar”, tha ajo.

Sipas Osmanit, Gjykata Speciale mund të funksionojë si model për ta gjykuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Edhe nëse shumë viktima nuk e kanë marrë ende drejtësinë, edhe nëse shumë kriminelë kanë mbetur të lirë, Tribunali për ish-Jugosllavinë është bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale, jo të fajit kolektiv. Nëse drejtësia nuk vendoset në Ukrainë apo në Ballkan, gjithmonë ekziston rreziku që këto krime të përsëriten”, tha ajo.

Njëetnik dhe të padrejtë e kishte cilësuar Specialen edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kryeministri aktual, tani partner politik i Osmanit, i quante injorantë ata që kishin votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale për Vetëvendosjen do të jetë gjithmonë e padrejtë dhe njëetnike. Mirëpo ajo është votuar nga politikanë injorantë. Në Kosovë do të duhej të kishte gjykata që dënojnë krimet në paqe siç është korrupsioni”, kishte thënë Kurti më 15 janar të vitit 2019, në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Pasi më 16 dhjetor ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa u dënua nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte, Kurti u indinjua. Ai tha se “Cali” ka luftuar “jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet”.

“Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit? Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit. Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë”, shkroi ndër tjerash Kurti në Facebook.

Osmani, ndërkaq, nuk foli. Ajo zgjodhi të mos shprehte asnjë fjalë për aktgjykimin.

Më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kishin votuar ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin themelimin e Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale. Pas një seance të gjatë, 82 deputetë kishin votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale, pesë kishin qenë kundër, ndërsa një kishte abstenuar.

Gjykata u ngrit në bazë të ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe si e tillë, konsiderohet si e Kosovës. Megjithatë, askush nga Kosova s’lejohet të ketë dorë aty. Në atë tribunal, si kosovar mund të shkosh vetëm si i akuzuar, dëshmitar, viktimë ose avokat.

Ka edhe disa arsye tjera pse kjo gjykatë nuk përjetohet si vendore në Kosovë dhe kjo jo vetëm për faktin se s’është këtu. Besueshmërinë e Speciales më së shumti e ka dëmtuar rrjedhja e dokumenteve në vitin 2020, kur po përgatiteshin aktakuzat e para. Ato ishin dërguar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati u arrestua e më pas u dënua bashkë me nënkryetarin Nasim Haradinaj, për shkak e kishin vënë atë material në disponim të njerëzve në disa konferenca për shtyp. Ata në maj të këtij viti u dënuan nga Specialja me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh.

Në qendër të kritikave ishin edhe proceset e stërzgjatura paragjyqësore e shkresat e Prokurorisë.

Gjithashtu, në Kosovë vështirë se dikush pret që kjo gjykatë do t’i gjykojë të gjitha krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera që janë kryer midis janarit të vitit 1998 dhe dhjetorit të vitit 2000, pavarësisht se kush ka qenë autor i tyre – siç premton Specialja – edhe pse ligji me të cilin u themelua e detyron që të mos i gjykojë vetëm shqiptarët.

Në Gjykatën Speciale në Hagë thonë se s’do të gjykohen veç shqiptarët. Megjithatë, atje po punojnë jo pak për ta fituar besimin e humbur në Kosovë. Për këtë, një ekip informues i kësaj gjykate udhëton pothuajse çdo muaj drejt Kosovës për t’u takuar me komunitete të ndryshme në vend.


Next Post
Hidhet poshtë aktakuza ndaj pesë të dyshuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares

Hidhet poshtë aktakuza ndaj pesë të dyshuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares

Policia terrorizon tri gra për një telefon

Policia terrorizon tri gra për një telefon

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.