• Latest
Hidhet poshtë aktakuza ndaj pesë të dyshuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares

Hidhet poshtë aktakuza ndaj pesë të dyshuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares

25/01/2023
Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

28/01/2023

Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale

28/01/2023
Kurti për planin franko-gjerman: Në shtator s’kisha dokument, e lexova në iPad-in e Lajçakut

Kurti për planin franko-gjerman: Në shtator s’kisha dokument, e lexova në iPad-in e Lajçakut

28/01/2023
Flet avokatja e Binak Sylajt: Ai as nuk ka kanosur e as ngacmuar Duda Baljen

Flet avokatja e Binak Sylajt: Ai as nuk ka kanosur e as ngacmuar Duda Baljen

28/01/2023
Feraj: Janë shtuar thirrjet për protestë në mbrojtje të Qeverisë Kurti për Zajednicën

Feraj: Janë shtuar thirrjet për protestë në mbrojtje të Qeverisë Kurti për Zajednicën

28/01/2023
Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku kujdestar: Janë jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku kujdestar: Janë jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

28/01/2023
Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhet e tatimit në pronë

Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhet e tatimit në pronë

28/01/2023

Detaje nga hoteli më futurist në botë – që do të hapet vitin e ardhshëm!

28/01/2023
Fati yt nesër, 28 janar 2023

Fati yt nesër, 28 janar 2023

28/01/2023
Nje nder cajrat qe konsumohet me shume tani ne stinen e dimrit nga Shqiptaret, kur te mesoni keto perfitime do ta pini

Nje nder cajrat qe konsumohet me shume tani ne stinen e dimrit nga Shqiptaret, kur te mesoni keto perfitime do ta pini

28/01/2023
Fundjavë pozitive, por duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, çfarë thonë yjet për ju sot

Fundjavë pozitive, por duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, çfarë thonë yjet për ju sot

28/01/2023
Eman Rrahmani: Nëse nuk janë bërë ndryshimet në Kodin Civil do të votoj kundër

Eman Rrahmani: Nëse nuk janë bërë ndryshimet në Kodin Civil do të votoj kundër

28/01/2023
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
  • Login
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
No Result
View All Result
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
Home Lajme

Hidhet poshtë aktakuza ndaj pesë të dyshuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares

Hidhet poshtë aktakuza ndaj pesë të dyshuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares
1
SHARES
54
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, e ka hudhur poshtë aktakuzën e ushtruar ndaj pesë të dyshuarve: E.R. dhe Sh.K, (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022.Aktvendimi është marrë nga gjyqtari Adnan Isufi, ku sipas tij, aktakuza, përkatësisht propozimi në gjashtë pika është i pa plotë raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë vendim, i cili është marr më 8 dhjetor të vitit të kaluar, thuhet se Gjykata me rastin e shqyrtimit të aktakuzës është e kufizuar që të mos paragjykoj epilogun e çështjes penale në meritum dhe në vlerësimin e plotë dhe përfundimtar të kualifikimit të veprës penale.“Derisa gjykimi ende nuk ka filluar, Gjykata nuk e ka gjithashtu të mundur të vlerësoj nëse gjendja faktike është e provuar në mënyrë të plotë dhe përtej çdo dyshimi në bazë të provave sepse kjo do të ishte krejtësisht paragjykuese për epilogun e gjykimit”, thuhet në vendim.

Gjyqtari Isufi në këtë vendim ka theksuar se akti akuzues në pikën 1 lidhur me të miturin G.R, G.J dhe Xh.S, në pikën II lidhur me të miturin G.R, në pikën III lidhur me të pandehurin E.R, në pikën IV lidhur me të pandehurin E.R, në pikën V lidhur me të pandehurit Sh.K dhe në pikën VI lidhur me të miturit G.R dhe Xh.S nuk është përpiluar në pajtim me nenin 241, të KPRK-së, përkatësisht akt akuzues, është i paplotësuar edhe pas kërkesës për përmirësim.Tutje, në vendim thuhet se aktakuza përkatësisht propozimi në pikat e lartcekura nuk është mjaftueshëm i qartë, është i ngatërrueshëm dhe përshkrimi faktik nuk përputhet qartazi me kualifikimin juridik të veprave penale.

Sipas gjykatës, shkuarja me lehtësi në shqyrtim gjyqësor ndaj personave të dyshuar mbi bazën e një akti akuzues i cili nuk ndan saktësisht veprimet inkriminuese të secilit person të dyshuar dhe kur përshkrimi faktik qartazi nuk përputhet me kualifikimin juridik, përbënë shkelje jo vetëm të dispozitave të procedurës penale por edhe të drejtave të njeriut dhe administrim jo të duhur të drejtësisë.Në këtë vendim thuhet se ngritja e aktakuzës në mënyrë që gjatë shqyrtimit gjyqësor të hetohet rasti apo që të përmirësimet të lihen në fazë të tjera të procedurës është i papranueshëm.

“Gjykata nuk ka kërkuar sqarime se kë akuzon organi i ndjekjes dhe as nuk ka theksuar që organi i ndjekjes nuk duhet të ngarkon dikë për ndonjë vepër. Ajo që ka kërkuar gjykata është thjesht ndarja e dispozitivëve për veprimet inkriminuese të secilit person të dyshuar veç e veç dhe përshkrimin e saktë të veprimeve individuale inkriminuese që materializohen në dispozita materiale të Kodit Penal”, thuhet në vendim.Sipas gjyqtarit Isufi, janë dhjetëra aktgjykime të cilat janë prishur dhe kthyer në rivendosje për shkak që veprimet inkriminuese të pandehurve nuk kanë qenë të veçuara.

Kështu, sipas gjykatës mungesat lidhen me elementet thelbësore që pamundësojnë procedimin tutje, ashtu që ka hudhur aktakuzën në mënyrë që t’i ofrohet mundësia prokurorisë së shtetit që në raport me të miturit dhe të pandehurit të bëjë analizat e nevojshme që të ngrit aktin akuzues të ri.

Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur më 18 janar 2023 ka ushtruar Ankesë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljes së të drejtës procedurale.Sipas Prokurorisë, gjykata e ka ngatërruar fazën e hetimit me procedurën e administrimit të provave në gjykatë dhe se bindjet e tilla të gjyqtarit janë tërësisht të gabuara, të papranueshme dhe paragjykuese.

Në ankesë thuhet se gjyqtari pa asnjë bazë ligjore ka vendosur që prokurorisë të mos i jap fare mundësinë për të paraqitur para saj rezultatin e hetimeve të kryera për disa muaj.“Në rastin konkret Aktakuza dhe Propozimi gjegjësisht diapozitivat janë plotësisht të qartë dhe të kuptueshëm dhe përshkrimi faktik është në përputhje të plotë me kualifikim juridik të veprave penale gjithnjë duke u mbështetur në provat në të cilat është mbështetur Aktakuza dhe Propozimi”, thuhet në ankesën e Prokurorisë.

Në fund, prokurorja e shtetit Sheribane Selimi-Muçaj i ka propozuar Gjykatës së Apelit që të aprovoj në tërësi këtë ankesë dhe të anuloj Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, duke kërkuar që lënda të kthehet në rivendosje pasi që pasojat në rastin konkret janë të pariparueshme dhe të pa revokueshme edhe për palën e dëmtuar por edhe për administrimin e duhur të drejtësisë.Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes një komunikate për media nga kjo prokurori, ku thuhej se të akuzuarit gjenden në paraburgim.“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhej në njoftim.
Po ashtu, thuhej se njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.“Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, thuhej tutje.


Next Post
Policia terrorizon tri gra për një telefon

Policia terrorizon tri gra për një telefon

Deputetja Bogujevci në Këshillin e Evropës: Serbia po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës

Deputetja Bogujevci në Këshillin e Evropës: Serbia po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.