• Latest
Deputetja Bogujevci në Këshillin e Evropës: Serbia po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës

Deputetja Bogujevci në Këshillin e Evropës: Serbia po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës

25/01/2023
​74 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

​74 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

28/01/2023
Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

Osmani uron presidentin e ri të Çekisë: Mezi pres të punojmë së bashku

28/01/2023

Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale

28/01/2023
Kurti për planin franko-gjerman: Në shtator s’kisha dokument, e lexova në iPad-in e Lajçakut

Kurti për planin franko-gjerman: Në shtator s’kisha dokument, e lexova në iPad-in e Lajçakut

28/01/2023
Flet avokatja e Binak Sylajt: Ai as nuk ka kanosur e as ngacmuar Duda Baljen

Flet avokatja e Binak Sylajt: Ai as nuk ka kanosur e as ngacmuar Duda Baljen

28/01/2023
Feraj: Janë shtuar thirrjet për protestë në mbrojtje të Qeverisë Kurti për Zajednicën

Feraj: Janë shtuar thirrjet për protestë në mbrojtje të Qeverisë Kurti për Zajednicën

28/01/2023
Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku kujdestar: Janë jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku kujdestar: Janë jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze

28/01/2023
Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhet e tatimit në pronë

Zogaj: Kuvendet Komunale nuk kanë të drejtë të falin borxhet e tatimit në pronë

28/01/2023

Detaje nga hoteli më futurist në botë – që do të hapet vitin e ardhshëm!

28/01/2023
Fati yt nesër, 28 janar 2023

Fati yt nesër, 28 janar 2023

28/01/2023
Nje nder cajrat qe konsumohet me shume tani ne stinen e dimrit nga Shqiptaret, kur te mesoni keto perfitime do ta pini

Nje nder cajrat qe konsumohet me shume tani ne stinen e dimrit nga Shqiptaret, kur te mesoni keto perfitime do ta pini

28/01/2023
Fundjavë pozitive, por duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, çfarë thonë yjet për ju sot

Fundjavë pozitive, por duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, çfarë thonë yjet për ju sot

28/01/2023
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
  • Login
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport
No Result
View All Result
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
Home Lajme

Deputetja Bogujevci në Këshillin e Evropës: Serbia po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës

Deputetja Bogujevci në Këshillin e Evropës: Serbia po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci derisa ka folur në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë se Serbia vazhdimisht po kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës.

Kjo, ka shtuar ajo, po bëhet duke u përpjekur që të largohen nga dialogu politik me Kosovën, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Megjithatë, Kosova si shtet po përballet me veprime të paligjshme të strukturave kriminale në pjesën veriore, të cilat po inkurajohen dhe drejtohen fatkeqësisht nga presidenti Vuçiq.

Serbia, fqinji ynë verior, kurrë nuk u distancua nga krimet e gjenocidit të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave të tjera gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe vazhdon të koordinojë politikën e jashtme me Federatën Ruse dhe të armatoset nga Rusia. Jo vetëm kaq, por Serbia nuk e ndëshkoi dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, dhe është shumë shqetësuese të shohësh anëtarë të grupit Wagner në mes të Evropës, të cilët janë shfaqur në veri të Kosovës duke hyrë përmes Serbisë.

Është e qartë se Serbia vazhdimisht kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës. Ata po e bëjnë këtë sepse po përpiqen të largohen nga dialogu politik me Kosovën, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve përmes një marrëveshje përfundimtare ndërkombëtare dhe ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se respektimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar nuk mund të ketë alternativë dhe nuk trajtohet në bazë të përkatësisë etnike në Kosovë.

“Përpjekja është minuar nga Beogradi duke inkurajuar strukturat kriminale për të ushtruar presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kishin regjistruar veturat me targa të Kosovës. Kur ky pretekst dështoi, ata kërkuan pretekst tjetër duke u larguar dhe duke dhënë dorëheqje nga institucionet, dhe kur u shtynë edhe zgjedhjet lokale vendosën barrikada në rrugët nacionale dhe të çojnë në pikat kufitare.

Ne jemi shumë të përkushtuar dhe konstruktivë në dialog, ne duam marrëveshje dhe normalizim mes dy vendeve si dy vende të pavarura mbi bazën e reciprocitetit si parim i së drejtës ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi normalizim të plotë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vazhdimësi të procesit integrues në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo.

Bogujevci ka përmendur faktin se Kosova është ngritur për 17 vende në indeksin e luftës kundër korrupsionit dhe e para në rajon për përmirësimin e sundimit të ligjit.

Ajo ka theksuar se integrimi euroatlantik është synimi jetik i Kosovës.


Next Post
Ish-ambasadori: Lajçak ka qenë anti-Kosovë, lobimi i tij për njohje është tragjikokomedi

Ish-ambasadori: Lajçak ka qenë anti-Kosovë, lobimi i tij për njohje është tragjikokomedi

Florian Dushi nuk e ndalë punën as në orët e vona

Florian Dushi nuk e ndalë punën as në orët e vona

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Sport

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.