Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
  • Login
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi
No Result
View All Result
Portali Fiks.AL
No Result
View All Result
Home Lajme

Haga merr vendim, Sheshel shpallet përfundimisht kriminel lufte

Lajme Fiks by Lajme Fiks
November 30, 2018
Reading Time: 3min read
Haga merr vendim, Sheshel shpallet përfundimisht kriminel lufte

Gjykata e Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi ka konfirmuar më në fund vendimin në procesin kundër Sheshelit. Ai dënohet përfundimisht për krime lufte.
Vojislav Shesheli është dënuar përfundimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse në shkallën e parë ishte shpallur i lirë ndaj akuzave për krime në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ditën e fundit të marsit 2016, ai ishte shpallur i pafajshëm dhe ishte liruar nga gjykatësi francez Jean-Claude Antonetti.

Lajme te ngjashme

Koronavirusi në Kosovë: 6,894 raste aktive; 45,002 të shëruar dhe 1,368 viktima

Haradinaj thotë se ka pasur përafrim për emrin e presidentit para se Specialja t’i publikonte aktakuzat

Osmani citon Gërvallën: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira

Në shpjegimin e vendimit Antonetti tha se Shesheli “nuk ishte udhëheqës i vullnetarëve të partisë së tij, Partia Radikale Serbe, sepse ata kanë qenë nën komandën e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ)”. Gjykata asokohe konstatoi se nuk ka ndonjë lidhje konkrete mes “gjuhës së urrejtjes” së Sheshelit me krimet e bëra.

Mungesa e dëshmive

Dy gjykatës të trupit gjykues – kryesuesi Antonetti dhe gjykatësi nga Senegali Niang – ishin të mendimit se Shesheli është i pafajshëm. Ndërsa anëtarja e tretë e trupit gjykues, italiania Flavia Lattanzi kundërshtoi rreptë këtë vendim duke thënë se “vendimi lirues për Sheshelin është një gabim i madh dhe i pavlefshëm”.

Lexo edhe:  Koronavirusi zyrtarisht mbylli mbi 400 biznese në Kosovë

Prokuroria e mllefosur me këtë vendim, menjëherë është ankuar, sepse ajo ka paraqitur dëshmi për përgjegjësinë e Sheshelit për krime, vrasje, përndjekje dhe propagandë kundër myslimanëve. Me gjuhën e tij të urrejtjes, Shesheli ka nxitur drejtpërdrejt krimet e bëra në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci. Në Kroaci gjatë luftës janë vrarë 20.000, ndërsa në B-H mbi 100.000 persona. 72 dëshmitarët e nxjerrë në procesin kundër Sheshelit para Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi, kanë paraqitur shumë argumente për përgjegjësinë e Sheshelit për krimet e bëra nga Lëvizja çetnike serbe, të cilën ka udhëhequr ai në B-H, Vukovar, Bijeljinë, Brçko, Nevesinje, në afëri të Mostarit dhe në zonën e Sarajevës. Prokuroria kishte kërkuar dënim prej 28 vjet heqje lirie.

Ndaj prokuroria është ankuar menjëherë dhe ne rishqyrtimin e rastit në dhjetor të vitit të kaluar (2017), ajo pohonte se Shesheli mban përgjegjësi për krimet dhe se në procesin e parë këto dëshmi nuk janë marrë parasysh. „Këtu bëhet fjalë për mosrespektimin fundamental të detyrës së gjykatësit”, tha Serge Brammertz në procesin e përsëritur. Trupi gjykues në shkallën e dytë konstatoi se “asnjë trup i arsyeshëm gjykues nuk ka mundur të konstatojë se Shesheli nuk është përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzisë”. Ndërsa prokuroria pohonte se Shesheli është përgjegjës për përndjekje, deportim dhe zhvendosje të dhunshme në B-H dhe Kroaci.

Lexo edhe:  Bota po kërkon babain dhe vajzën që dje po loznin para Notre Dame

Shesheli dënohet me 10 vjet

Gjykatësit me 11 prill të këtij viti kanë dënuar Vojisllav Sheshelin me 10 vjet heqje lirie – sipas akuzave për përndjekje, deportim dhe vepra të tjera johumane, si pjesë e krimeve kundër njerëzimit, të kryera në vendin Hrtkovci në Vojvodinë. Por edhe në këtë proces gjykatësit e kanë liruar Sheshelin ndaj akuzave për krime në B-H dhe Kroaci. Shesheli ka kërkuar të ankohet ndaj këtij vendimi, por vendimi tani është përfundimtar: Vojisllav Shesheli dënohet për krime lufte me 10 vjet heqje lirie. Këtë dënim ai e ka vuajtur në kohën sa ka qenë në paraburgim në Hagë. Por ky vendim nuk mund të ndryshojë më. Ai është përfundimtar. /DW/

ShareTweet
Lajme Fiks

Lajme Fiks

Related Posts

Koronavirusi në Kosovë: 6,894 raste aktive; 45,002 të shëruar dhe 1,368 viktima
Lajme

Koronavirusi në Kosovë: 6,894 raste aktive; 45,002 të shëruar dhe 1,368 viktima

January 18, 2021
Haradinaj thotë se ka pasur përafrim për emrin e presidentit para se Specialja t’i publikonte aktakuzat
Lajme

Haradinaj thotë se ka pasur përafrim për emrin e presidentit para se Specialja t’i publikonte aktakuzat

January 17, 2021
Osmani citon Gërvallën: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira
Lajme

Osmani citon Gërvallën: Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira

January 17, 2021
Next Post
Tingulli i pashpjegueshëm që kumboi në gjithë planetin

Tingulli i pashpjegueshëm që kumboi në gjithë planetin

Punojnë më shumë seç duhet, për cilën shenjë bëhet fjalë

Punojnë më shumë seç duhet, për cilën shenjë bëhet fjalë

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions.

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Sport
  • ShowBizzz
  • Shëndetësi
  • Fun
  • Lifestyle
  • Horoskopi

© 2020 FIKS.AL . ---Privacy Policy --- Terms and Conditions.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
close
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.