Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

17.24 për qind e qytetarëve votuan deri tani në Gjakovë

 
   

Sot po mbahen zgjedhjet për balotazh në Kosovë.

Edhe në Komunën e Gjakovës qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në balotazh.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në ora 15:00 në këtë komunë kanë dalë 17.24 për qind apo 21.007 qytetarë.

Në këtë komunë në balotazh përballen Ardian Gjini i AAK-së dhe Ardian Gola i VV-së.