Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kjo është dalja më e lartë dhe më e ulët për votim në 18 komuna

 
   

Ndërsa procesi i votimit nëpër vendvotime po shkon drejt mbylljes për kryetar në 18 komuna të vendit, nga KQZ-ja raportojnë se të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 273 mijë e 666 qytetarë ose 21.74 për qind, raporton KosovaPress.

Pjesëmarrje më e lartë e daljes vërehet në Mamushë 56.71 për qind ose 2488 qytetarë, Juniku 41.43 për qind ose 2010 qytetarë, Obiliqi 32.47 për qind ose 8511 qytetarë.

Pasojnë Prishtina me 27.35 për qind ose 60.828 qytetarë, Mitrovica e Jugut 27.31 për qind ose 23.132, Kaçaniku 27.13 për qind ose 9.091, Fushë Kosova 25.31 për qind ose 12.936, Gjilani 22.51 për qind ose 24.291.

Në Gjakovë kanë votuar 17.20 për qind ose 20.957 qytetarë, Pejë 18.64 për qind ose 22.408 qytetarë.

Dalja më e ulët vërehet në Rahovec – 15.91 për qind ose 9482 qytetarë dhe Dragash 15.94 për qind ose 6.342 qytetarë.