Exit-polli i realizuar nga UBO Consulting, ka treguar rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë të komunave në raundin e dytë në Kosovë.
Komunat ku u votua sot për kryetar në balotazh janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Mamusha, Vitia, Vushtrria, Juniku e Kllokoti.
Exit-polli është realizuar pranë qendrave të votimit dhe rezultatet mund të kenë marzhën e gabimit dy pikë të përqindjes.
Në Prishtinë, Përparim Rama LDK ka fituar me 54.1 për qind përballë Hajrulla Çekut nga VV me 45.9 për qind. Këta të dy në raundin e parë kanë pasur diferencë prej 518 votash – Përparim Rama 33.71 për qind ose 35.595 vota, Hajrulla Çeku 33.21 për qind ose 35.077.
Në Prizren fitues del Shaqir Totaj nga PDK me 56.8 për qind, ndërsa Artan Abrashi nga VV-ja 43.2 për qind. Në Gjakovë, Ardian Gjini ka fituar me 58.3 për qind përballë ndaj Ardian Golës nga Lëvizja Vetëvendosje me 41.7 për qind. Kandidati i partisë së Ramush Haradinajt në raundin e parë ka pasur mbi 6500 vota epërsi.

