Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në Qendrën e Numërimit të Votave në Mitrovicë.
I ftuar në emisionin “Politiko”, Rrustemi foli për dyshimet zgjedhore që po qarkullojnë rreth procesit të numërimit të votave dhe përmendi akuzat për të ashtuquajturin “tren bullgar”.
Sipas tij, këto praktika nuk janë të reja dhe lidhen me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Treni bullgar është traditë e PDK-së, e ka bërë në Mitrovicë në 2010-ën,” tha Rrustemi gjatë debatit televiziv.

