2
Një postim i Florian Dushit morri gjithë vëmendjen në rrjete sociale. Ai shkruan: “Shqiptarët në Kosovën e okupuar, e më pas edhe pas çlirimit, arritën të ndërtojnë të parët në Evropën Juglindore një shoqëri pluraliste, tolerante dhe demokratike.
Kjo ishte arritje e të gjithë politikanëve të asaj kohe, por mbi të gjitha meritë e qasjes vizionare që kishte ndaj vlerave të tilla Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës.
Sot, 26 vite pas luftës e çlirimit, skena politike fatkeqësisht ka degraduar skajshëm. Kjo, kryesisht për shkak të propagandës kriminale të sponsorizuar nga partia në pushtet organizata Vetëvendosje, e cila ka helmuar debatin publik dhe ka zëvendësuar idetë me fyerje, dialogun me etiketime dhe vlerat me banalitet.
Përfaqësuesit e saj, në vend që të udhëheqin me shembull, shërbejnë si model i degradimit moral e politik — duke ofenduar këdo që mendon ndryshe, ndërsa në batakun e tyre përfshihen edhe një numër aktivistësh të trajnuar enkas e besa edhe mjaftë qytetarë, që me “goma në krah” e me “gojën plot vnerë”, e kanë bërë diskursin publik turp për një shoqëri që dikur ishte shembull i demokracisë dhe tolerancës në këtë pjesë të Evropës!”
Moneytizer Paragrafi 2

