1
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Në një konferencë për media, Krasniqi ka bërë të ditur se vendimi nuk lidhet me zhvillimet e fundit politike, por është rezultat i reflektimit për të ardhmen e partisë.
Moneytizer Paragrafi 2
“Ky vendim nuk është i momentit e as i zhvillimeve të fundit. Është reflektim mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Nuk është vendim prej lodhjes apo zhgënjimit – por prej dashurisë për partinë time. E bëj këtë me paqe në shpirt dhe me dashuri në zemër. Dashuri për PDK-në. Dashuri për Kosovën”, tha Krasniqi

