Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lladrovci: Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!

Pas lajmit se kryetari i deritashëm i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës”.

Postimi i tij në fb:

Moneytizer Paragrafi 2

Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!

Përgëzoj strukturat e PDK-së për mbështetjen që ma kanë dhënë në çdo situatë, me besimin e plotë se do të bëhet mirë. Falënderim i veçantë shkon për qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët besuan në zotimin tim se s’ka bir nane që më largon nga PDK-ja.

Moneytizer Paragrafi 4

Besimi im në sinqeritetin e anëtarësisë, ashtu dhe udhëheqësve të PDK-së, ka qenë i madh. Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza.

Të jesh lider i partisë që buroi nga Drejtoria Politike e UÇK-së, është përgjegjësi e madhe, përgjegjësi për ta dërguar shtetin në nivel më të lartë, sinqerisht, me tërë forcat përparimtare të vendit. Partia Demokratike është vet liria dhe shteti i Kosovës!

Të jesh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, do të thotë të jesh shtetformues e shtetndërtues, gjithëpërfshirës e përbashkues, trim dhe i drejtë, largpamës e vizionar, burrështetas dhe lider në fjalë e vepra. Suksese të mëtejme parti e liderëve tanë të luftës dhe paqes, suksese PDK!