Uran Ismaili, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka thënë se me Memli Krasniqin, e ka bërë çdo hapë në politikë për dy dekada.
Në një postim në Facebook, ai ka reaguar pas dorëheqjes së Krasniqit, duke thënë se është krenar për punën e tij, por edhe për dashurinë e madhe që gjithmonë ia ka dhënë PDK-së.
“Memli ka hapur rrugën për një brez të tërë aktivistësh që e kanë nisur punën me të dhe pas tij. Pas një pune të madhe e të ndershme, sot Memli me bindje të plotë dhe me dinjitet të jashtëzakonshëm dha dorëheqje për të krijuar një momentum të ri për PDK-në dhe Kosovën. Për Memlin, PDK ka qenë gjithmonë e para – përtej çdo kalkulimi persona”.
“Memli, të jam thellësisht mirënjohës për gjithë punën, dashninë dhe angazhimin që ke dhënë për PDK-në dhe për Kosovën. Sot, PDK është më lartë dhe me rezultate më të mira se kur ke marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr”, ka shkruar Ismaili.
I njëjti ka pohuar se është krenar me Krasniqin dhe se bashkë do të vazhdojnë drejt fitoreve të reja.

