6
Një 58-vjeçar ka vdekur ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobërdelan të Suharekës.
Viktima e këtij aksidenti është Ismet Bylykbashi, rreth 71-vjeçar.
Moneytizer Paragrafi 2
I ndjeri ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Moneytizer Paragrafi 4
Bytyqi tha se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit, mashkull 71-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.
“Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, të cilat kanë siguruar perimetrin, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit. Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, deklaroi ai.
Një burrë i vdekur dhe një grua e lënduar – detajet e fundit për aksidentin në Suharekë

