Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHSKUK: Shërbimet e dializës s’janë ndalur, pacientët po marrin trajtimin e tyre të rregullt

 
   

Pas raportimeve për mungesë të materialit për hemodializë dhe problemeve me të cilat po përballen pacientët, ka reaguar Sherbimi Spitalor Klinik dhe Universitar  i Kosovës (SHSKUK).

Në reagimin e SHSKUK-së thuhet se shërbimet e dializës nuk janë ndalur dhe se pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.

“Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.  ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Reagimi i plotë i SHSKUK-së:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.

Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.

ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht.