3
Rasti i klysheve të ngordhur në Hajvali ka shkaktuar reagime të shumta publike dhe ka tronditur opinionin, pas pamjeve të publikuara ku shiheshin kafshët në gjendje të tmerrshme, tre prej tyre të ngordhur ndërkaq një ishte ende me shenja jete ku po gjëmonte nga lëndimet ekstreme.
Sipas burimeve zyrtare dhe dëshmitarëve, rasti tashmë po trajtohet si rast i dyshimtë apo akt i qëllimshëm.
Moneytizer Paragrafi 2
Emisioni “Kosova Live” ka konfirmuar se tashmë është kryer edhe një autopsi e trupit të kafshëve. Autopsia, e kryer nga veterineri i kontraktuar nga Komuna e Prishtinës, ka konstatuar se qentë kanë pasur trauma të shumta, gjakderdhje dhe fraktura.
Drejtori i Mirëqenies së Kafshëve, Sadik Heta, ka konfirmuar se “rasti nuk është aksidental” dhe se gjetjet e autopsisë flasin për një akt të qëllimshëm dhune.
Moneytizer Paragrafi 4
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka ndarë detaje paraprake, duke bërë të ditur se ka identifikuar një të mitur si person të dyshuar. Hetimet janë ende në zhvillim.
Banorë të zonës, kanë deklaruar se gjaku në vendin e ngjarjes është fshirë, dhe se këtë e kanë bërë disa familjarë të personit të dyshuar. Ky detaj ka ngritur dyshime se është tentuar të fshihen gjurmët.
Edhe aktivistët, që ishin ndër të parët që shkuan në vend, theksuan se pamjet e para “dukej qartë që nuk ishin aksident”, ndërsa përfaqësues nga organizatat Protect Me dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve kanë kërkuar hetim të thelluar.
Reagime nga figura publike
Ngjarja ka nxitur reagime të menjëhershme nga shumë figura publike, përfshirë Dafina Zeqirin, Alaudin Hamitin, Festa Çoçaj dhe të tjerë, të cilët kanë kërkuar publikisht që organet përgjegjëse të zbardhin rastin deri në fund dhe të marrin masa ndaj autorëve të këtij akti makabër.
Hetimet vazhdojnë
Institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se pritet versioni final i policisë dhe konkluzionet përfundimtare të hetimit, ndërsa rasti po trajtohet me prioritet për shkak të ndjeshmërisë dhe reagimit publik.

