Presidenti historik, Ibrahim Rugova është përkujtuar nga njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të tij.
Adnan Merovci zgjodhi një fotografi me ish-presidentin e Kosovës, krahas së cilës ka treguar si Rugova çdoherë mbante kokën ulur, shihte tokën, dhe fliste për toke.
Nëpërmjet postimit në Facebook, Merovci ndër të tjera kujtoi si Rugova fjalitë i kishte të thella që flisnin, siç thotë ai, më shumë ndaj frazave të gjata të të tjerëve.
Postimi i plotë:
Njeriu i Tokës!
Çdoher mbante kokën ulur, shihte tokën, unë herë para, herë mbrapa afër tij mbaja kokën lartë duke dashur ta pushtoj qiellin derisa u binda se ai me kokë ulur shihte më shumë se të gjithë të tjerët!
Folte për toke!
Fjalitë i kishte të shkurta dhe të thella që flisnin më shumë ndaj frazave të gjata të tjerëve!
Luftoi për tokën!
Një Kosovë e pavarur dhe…, do të ishte zgjedhja më e mirë, ishte kauza e tij që nga utopia u bë realitet!
Po thojnë se sot ai ka ditëlindjen, Njeriu i Tokës!

