Forcat izraelite vranë të martën një gazetar dhe një burrë pranë një kampi refugjatësh në Gaza, thanë punonjësit e shëndetësisë, dhe qëlluan për vdekje dy persona të dyshuar palestinezë në Bregun Perëndimor.
Një sulm me dron izraelit vrau një gazetar në jug të Gazës të martën, thanë zyrtarët në Spitalin Nasser, i cili mori trupin, raporton AP.
Gazetari, Mohamed Wadi, i cili filmonte me dron, u vra në qytetin jugor të Khan Younis, tha spitali. Lufta në Gaza ka pasur një ndikim të rëndë mbi gazetarët palestinezë që punojnë në vijat e frontit, pasi Izraeli ka pasur në cak gazetarët vazhdimisht.
Gjithashtu të martën, një burrë në Gaza u qëllua për vdekje pranë anës lindore të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore, sipas Spitalit Al-Aëda.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se më shumë se 350 palestinezë janë vrarë në të gjithë territorin që kur një armëpushim më 11 tetor i dha fund luftës së Izraelit në Gaza.
Ushtria izraelite nuk komentoi menjëherë për asnjërën nga vrasjet.
Ndërkohë, dy adoleshentë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në incidente të ndara në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas ushtrisë izraelite, 17-vjeçari Muhannad al-Zughair u qëllua dhe u vra në zonën Abu Daajan në Hebron, pasi ushtria pretendoi se ai ishte përgjegjës për një sulm me kamion që plagosi dy ushtarë izraelitë, sipas raportimit të Al Jazeera-s.
Kurse në Në Ramallah, 18-vjeçari Raslan Asmar u mbajt nga ushtarët dhe më pas u qëllua ndërsa ishte shtrirë përtokë dhe u la të rrjedhte gjak për orë të tëra.

