2
Mehmet Ali Hertica, në emër të familjes Hertica në hapësirat e Parlamentit Italian ka pranuar mirënjohjen “The Universities Network Award 2025” nga “Universities Network for Children in Armed Conflicts”, të cilët çdo vit zgjedhin dhe nderojnë me mirënjohje personalitete të veçanta nëpër botë.
Kjo mirënjohje i është dhënë për kontributin që familja Hertica ka dhënë për arsimin shqip gjatë viteve 90’ta, gjegjësisht për shtëpitë shkolla.
Moneytizer Paragrafi 2
Lajmin e ka bërë të ditur Fadili, djali i Mehmet Aliut, i cili ka thënë se ky vlerësim ndërkombëtar, është vlerësim e mirënjohje për secilin e secilën që kontribuoi në forma të ndryshme për liri e pavarësi.
“Vetorganizimi i arsimit shqip në Kosovën tonë, ishte vetëm një segment i Rezistencës Aktive Paqësore, e cila ruajti dinjitetin dhe identitetin tonë, e prirë nga Ati themeltar i Republikës sonë, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.
Moneytizer Paragrafi 4
Ndërsa ka thënë se është nder i jashtëzakonshëm që çmimi familjes Hertica, iu nda me 2 dhjetor, në ditëlindjen e presidentit hostorik Ibrahim Rugova.

