2
Janë alokuar 2.7 milionë euro për pagesën e operatorëve të transportit publik, në bazë të vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetanake.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka quajtur këtë hap një lajm të mirë për qytetarët dhe punëtorët e kryeqytetit.
Moneytizer Paragrafi 2
Ai shtoi se, në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, komuna do të vazhdojë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt.
Njoftimi i Përparim Ramës:
Moneytizer Paragrafi 4
LAJM I MIRË PËR QYTETARËT DHE PUNËTORËT E KRYEQYTETIT!
Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milion euro nga bartja e vitit 2024 nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit.
Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave.
Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt.
Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria.
Falënderojmë qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin!

