“Kryeministri Hoti merr sendviçë nga shtëpia, i ha në punë”
Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar
në RTK edhe çfarë ushqime merr kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga shtëpia
e tij.
“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete
nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile
nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, ka thënë Selmanaj.